KQZ ka propozuar datën 23 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve për bashkinë Rrogozhinë, ndërsa vendimi përfundimtar do merret ditën e hënë.
Disa ditë më parë, Kolegji Zgjedhor vendosi të pranojë të pranojë kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për ripërsëritje të zgjedhjeve në këtë bashki.
Më herët janë rinumëruar votat për kryebashkiakun e Rrogozhinës. Më 5 qershor rezultati nuk ndryshoi, ndërsa diferenca mes kandidatëve u ngushtua, me 21 nga 30 vota.
Pas rivlerësimit të votave të vlefshme dhe të pavlefshme, Edison Memollaj grumbulloi 5129 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha 5108 vota.