Me 2 burra, shoqe e Fullanit, kush është ‘italiania’ Holta Zaçaj kryetare e Gjykatës Kushtetuese, lidhja me bankat e minierat

0

Në vorbullën e ngjarjeve “epokale” që po ndodhin në Shqipëri, emerimi i kryegjyqtares kushtetuese nuk mori ndonjë vemendje të veçantë, ashtu si do ishte disa vite me parë.

Ajo u emerua pa zhurmë në janar të këtij viti si anetare e gjykatës, për shkak të vakancave dhe pas dy raundeve “bosh” zgjidhet kryetare.

Holta Zaçaj doli si një “ajsberg” i panjohur që çau gjithë sistemin e drejtësisë për pak muaj duke kapur majen e tij, sot.

Drejtore e interesave imobiliare në Alpha Bank, për pesë vjet deri sa banka u shit, Prapaskena mëson se Zaçaj njihet për temperamentin agresiv “alla Olta Gixhari” por dhe si shoqja e ngushtë e Arjana Fullanit, ish gjyqtares se Gjykatës së Lartë.

Plarent Kotherja, albitri i njohur i futbollit, sot shef i sektorit të gjyqtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit, është bashkëshorti i parë i Holta Zaçaj, me të cilin ka edhe një djalë që jeton në Itali.

Holta përfitoi nënshtetësinë italiane, pasi u martua me Plarentin. Ky e kishte këtë shtetësi prej nënës së tij italiane.

Erion Duraj është burri i dytë i kryetares së re të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin është martuar në vitin 2015 dhe ka një vajzë.

Duraj disa vite më i ri ka qenë drejtori ekzekutiv i “Abchrome”.

Askush nuk e di përse Holta Zaçaj që punën më të rëndësishme të jetës ka shërbimin ndaj interesave të një banke greke, doli nga “hici” dhe brenda një muaji u vendos në majën e Gjykatës Kushtetuese shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu