Mbi persekutimin/ Kisha Katolike në Butan

0

Shkruan Kostantin E Luçi 

Krishterimi Katolik u shfaq për herë të parë në Butan kur dy misionarë jezuitë në një udhëtim nga Bengali, hynë në vend në vitin 1626. Të pritur nga udhëheqësi fetar i vendit, ku ata studiuan gjuhën vendase dhe e mësuan atë me qëllimin për të predikuar Ungjillin, por që nuk pati sukses dhe jo për faj të misionarëve. Mbi tre shekuj më vonë, prania katolike u rishfaq në Butan, kur një grup i vogël misionarësh salezianë u mirëpritën, por u dëbuan nga qeveria në fillim të vitit 1982 me akuzën e Ungjillizimit.
Në Butan, sipas Open Doors, asnjë kishë nuk njihet zyrtarisht nga qeveria, që do të thotë se të gjitha takimet e krishtera janë të paligjshme – dhe kjo pavarësisht deklaratave nga qeveria e Butanit që deklaron se organizatat e krishtera nuk kanë nevojë të regjistrohen. Të gjithë qytetarët e Butanit duhet të ndjekin Budizmin, fenë shtetërore.
Kushdo që konvertohet në krishterim do të shikohet me dyshim dhe udhëheqësit vendas budistë dhe familja e tyre ka të ngjarë të përpiqen t’i ‘rikonvertojnë’ ata. Për gratë, kjo mund të marrë formën e abuzimit emocional ose divorcit, ndërsa për burrat, diskriminimin në vendin e punës, dëbimin nga shtëpia ose heqjen e trashëgimisë. Të krishterët mund të mblidhen joformalisht – për sa kohë që ata nuk tërheqin shumë vëmendje, ungjillëzojnë publikisht ose sfidojnë status quo-në.
Udhëheqësit lokalë mund të refuzojnë t’u japin të krishterëve dokumentet e nevojshme për të bërë gjëra themelore si aplikimi për kredi, regjistrimi i pronës, aplikimi për punë dhe rinovimi i kartave të identitetit. Të krishterët gjithashtu detyrohen të ndjekin ritualet budiste si pjesë e trajnimit paraushtarak.
Foto: At Kinley Tshering, prifti i vetëm nga Butani dhe i vetmi prift në vend.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu