Mbet varfanjak

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Mbet varfanjak

Bisht këputurit, n’kpili u ndan
E hedhur fars, kuturu për mes
Ku shpejt u fry ashtu dhe plasi
Embrioni u shterr, mbeti shkret.

Atë cfar kërkove, ty tu dha hak
Se pabesitë këtë po e meritojnë
Çmende veten, dhe dole cullak
Gëzofi që veshe, qëlloi i pa bojë.

Përdhose një të drejtë t’mohuar
Dhe alibia jote, tashti ka vdekur
Merr kët qyqare, hise t’ngarkuar
Gëzoje, planprishur dhe i pabesë.

Në rritjen tënde, interes jetëzon
Ti nuk e ke, madhështin që shet
Veçse zërin që ushtron e ushton
Një falls i blerë dhe i shitur lehtë.

Po po, atdhetar t’pa takt në t’flakt
Në paranoj jetsohesh, i hyr n’batak
Se ç’bëre dredhira, veç të përçash
Vendi grimc-grimc, mbet varfanjak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu