Shkruan Elvi Fundo
Mediat amerikane dje raportuan se ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal kishte pranuar akuzat ndaj tij dhe midis tyre ishin edhe pagesa e disa qindra mijëra dollarëve të marra nga qytetari shqiptar Agron Neza, për t’u lobuar, apo për t’u përdorur kundër opozitës shqiptare.
“Washington Post” dhe media të rëndësishme theksonin ish-oficeri shqiptar dhe jepnin detajet, por tregoheshin të kujdesshëm, pasi në SHBA është delikate kjo çështje dhe kërkohet të ruhet imazhi dhe figura e FBI-së.
Në të gjithë historinë e McGonigal, në Shqipëri tashmë shikojmë lumin e njerëzve që kërkojnë të dinë të vërtetën dhe të kuptojnë se çfarë ka ndodhur, por politika si gjithmonë nuk i lë.
Palët fillojnë e bëjnë lëmsh, mediat e Bashës, mediat e Berishës, mediat e kryeministrit Rama, e të kështu me radhë, të gjithë bëjnë zhurmën e tyre.
Kryeministri ka heshtur në fakt, por e çuditshme është se mediat e tij janë vënë në dispozicion të Lulzim Bashës, njeriut të cilit ka marrë peng dhe mban vulën e Partisë Demokratike, kuptohet për interes të Qeverisë.
Basha ka nxjerrë dhe të tijët dje në mënyrë të rrufeshme, për të thënë se skandali McGonigal më në fund nxori të vërtetën. Deklaron dhe vetë se u zbardh gjithçka.
Më parë, Berisha pretendonte se janë paguar para kundër tij për ta shpallur “non-grata”.
Po dhe e vërteta është që janë paguar para tek McGonigal kundër Lulzim Bashës dhe opozitës, por kjo çështje është tjetër.
Kemi dy çështje paratë për foton e Lulit me Trump dhe skandalin McGonigal.
Tek çështja e parë e vërteta u mësua, por tek çështja e dytë ende nuk dihet e vërteta, cili është burimi i parave të Lulit për foton me ish-presidentin Trump?
McGonigal në Tiranë
Zyrtari zyrtari i FBI-së, sipas edhe atyre që ka deklaruar kryeministri Rama, është miku i këtij të fundit, ka pasur disa takime.
Ndërkohë nga hetimet ka dalë që një ish-oficer, përfshi këtu edhe shtetasin Dorian Duçka, ish-këshilltar i kryeministrit, janë njerëzit që e kanë përdorur McGonigalin në Shqipëri për interesat e tyre politike, duke e servirur deri në rangjet më të larta.
Ende është e paqartë se çfarë kanë përfituar këta individë nga shërbimi që i kanë bërë kryeministrit dhe Qeverisë me McGonigal dhe si kundërpeshë e pagesave që kanë bërë për interes të lobimit kundër opozitës. Këtu SPAK duhet të hapë një hetim për korrupsion dhe t’i thërrasë të gjithë personat e përfshirë, që të mësohet e vërteta shqiptare, ajo amerikane tashmë dihet.
E vërteta dhe gënjeshtra e Lulzim Bashës
E vërteta është një, është lobuar kundër opozitës dhe një ish-zyrtar i lartë i FBI-së është përdorur, këtë e di Rama, Berisha, Basha deri tek FBI, por në Tiranë secili do të shpikë të vërtetën e tij.
Luli pretendon se doli e vërteta dhe ky ka lobuar kundër tij, doktori pretendon se ka lobuar për ta shpallur “non-grata”. Rama ka takuar një zyrtar të lartë dhe kaq. Asnjëri me të vërtetën.
Në fakt, Luli dhe doktori më shumë se hallet e tyre duhet të shqetësohen për hallet e opozitës dhe skandalin në terësi sesa ta bëjnë lëmsh propagandistik.
Lulzim Basha është e qartë që gënjen, gënjen për ditën me diell, është një mashtrues klasik i papërgjegjshëm në politikë që tashmë i ka dalë boja.
Por le të japim argumentin pse gënjen. Sepse Lulzim Basha thotë se e vërteta doli.
Cila e vërtetë? Që janë paguar lekët tek kundër opozitës? Por jo kundër tij.
Çfarë ka lobim kundër tij?
A shkoi Lulzim Basha të bënte një foto me ish-presidentin amerikan, Donald Trump? PO!
A u publikua kjo foto? PO!
A u paguan 1.025.000 dollarë për këtë foto? PO!
A është përdorur një kompani lobiste nga më të fuqishme në SHBA, si ajo e Nick Muzin, e cila i ka bërë vetë deklarimet? PO!
A i ka deklaruar kjo kompani kontratat dhe paratë në Ministrinë amerikane të Drejtësisë, të cilat tregojnë se janë 3 pagesa nga 150 mijë dollarë, është një pagesë 75 mijë dollarë dhe një pagesë 500 mijë dollarë? PO!
Vetë Lulzim Basha ka dhënë 3 versione në daljet e tij publike dhe ka shkuar e ka marrë në qafë edhe zyrtarë të Amerikës, duke thënë se ia kanë dhënë ata paratë.
Në fakt, sipas materialeve të publikuara doli se paratë kalonin nëpërmjet një kompanie offshore me pronarë rusë dhe kjo është e vërtetë.
Pra, që Basha ka bërë foto me Trump, është fakt! Që paratë janë paguar nëpërmjet kompanisë së lobimit Nick Muzin, është fakt! Që është përdorur një kompani offshore me pronarë rusë, është fakt!
Paratë janë deklaruar në Ministrinë e Drejtësisë së SHBA-së, pastaj se si e ka përdorur Qeveria për ta nxjerrë e publikuar në media është diçka tjetër.
Lulzim Basha nuk është i pafajshëm përtej pagesave të bëra nga njerëz afër Ramës, për McGonigal.
Nuk ka asnjë arsye për ta justifikuar apo për ta shpallur të pafajshëm dhe të shpallë fitoren se e vërteta doli. Cila e vërtetë? Ende nuk dihet burimi i parave dhënë lobistit Nick Muzin.
Ku i gjeti Basha 1.025.000 dollarë për të bërë foto me ish-presidentin Donald Trump?
Ende nuk është publikuar dhe është gjykuar e vërteta e plotë e kësaj ngjarje dhe ky është fakt, Lulzim Basha ka bërë foto, në Shqipëri çështja e është mbyllur me procedurë hetimi, nuk kanë ardhur letërporositë nga SHBA-ja dhe Luli ka shpëtuar deri në këto çaste.
Nga ana tjetër McGonigal ka lobuar, ka përdorur korrupsionin, budallallëkun, skandalin dhe aferën e Lulzim Bashës për të bërë një foto me Donald Trump, më pas për ta publikuar në media të ndryshme dhe kuptohet për të ngritur reagimin e opinionit publik dhe një zhurmë politike në lidhje me këtë çështje.
Kjo është ajo që ka bërë McGonigal, ndërsa krimin në lidhje me foton me Donald Trump e ka bërë Lulzim Basha. Kjo nuk është zbardhur, ai krim është ende aty, pavarësisht se Lulzim Basha mendon se do ta kalojë me procedurën që ka mbyllur dosjen në Gjykatën e Tiranës.
Jo! Do të jetë tejet e vështirë që të mbyllet ajo dosje, pikërisht dalja e skandalit McGonigal mbi aferën dhe mbi burimin e 1.025.000 dollarëve që përdori Lulzim Basha për të bërë një foto me ish-Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, tashmë duhet të hetojë SPAK për korrupsion.