Maqedonasit mbështesin Aleksandër Vuçiç, disa grupe nisen drejt protestës në Serbi

0

Një grup maqedonasish janë nisur në orët e para të mëngjesit për të marrë pjesë në tubimin që organizon sot presidenti Vuçiç në Beograd.

Është Shoqata e afërt me ish kryeministrin Gruevskin që organizoi maqedonasit për t’i çuar në tubimin e Vuçiç.

“Më 26 maj organizojmë transportin për në Beograd për tubimin më të madh që është mbajtur ndonjëherë në Serbi dhe të gjithë të interesuarit të lajmërohen në numrin e telefonit të shoqatës dhe të rezervojnë vendin e tyre”, thuhej në njoftim.

“Të mbështesim njeriun që ia kushtoi jetën Serbisë! Guxoni të jeni të ftuar nga presidenti Vuçiç dhe ejani me ne në Beograd!”, thuhet në deklaratën e shoqatës së sapoformuar në Shkup, e cila organizon transportin për në Beograd për mitingun e SNS-së më 26 maj në Beograd.

Sipas njoftimeve, qindra autobusë do të mbërrijnë në Beograd më 26 maj, por jo vetëm nga Serbia. Për tubimin e Vuçiqit është organizuar transport falas për në Kumanovë, Shkup dhe qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu