Manjati mediatik Rupert Murdoch ka njoftuar fejesën e tij me partneren e tij Ann Lesley Smith, një ish-oficere policie.
Murdoch, 92 vjeç dhe Smith, 66 vjeç, u takuan në shtator në një festë në vreshtin e tij në Kaliforni.
Biznesmeni i tha New York Post, një nga publikimet e tij: “Kisha frikë të dashurohesha, por e dija se kjo do të ishte e fundit. Jam i lumtur”.
Ai u nda me gruan e katërt Jerry Hall vitin e kaluar.
“Për ne të dy është një dhuratë nga Zoti. Ne u takuam shtatorin e kaluar”, tha ajo për New York Post.
“Unë jam e ve prej 14 vjetësh. Ashtu si Rupert, burri im ishte një biznesmen… Kështu që unë flas gjuhën e Rupert. Ne ndajmë të njëjtat bindje”, u shpreh Smith.
Manjati, i cili ka gjashtë fëmijë nga tre martesat e tij të para, shtoi: “Ne të dy po presim me padurim të kalojmë gjysmën e dytë të jetës sonë së bashku”.
Dasma do të bëhet në fund të verës dhe çifti do të kalojë kohën mes Kalifornisë, Montanës, Nju Jorkut dhe Britanisë së Madhe.