Kur i dëgjon nga foltorja e Parlamentit por edhe në debate televizive duken si rivalë të përbetuar, por kur vjen puna të paratë gjithçka ndryshon; Aty bëhen miq të mirë dhe madje janë të gatshëm të mbyllin njërin sy para ligjit për të kënaqur “kundërshtarin politik”.
Kështu, Kompania MEGAPHARMA e Petrit Vasilit, i cili ia ka kaluar me letra djalit të dajës (Rasim Hamzarajt) e ky i fundit gruas së tij Monika Hamzarajt, ka fituar një tender 2 miliardë lekë nga QSUT.
Kompania “Megapharma” është e njohur në rrjetin e Shëndetësisë pasi ka marrë një mori tenderash në kundërshtim me ligjin.
Konkretisht i fundit me vlerë mbi 2 miliard lekë është përfituar me 100% të vlerës së Fondit Limit. Tenderi është shënuar me Flamur të Kuq për “Mungesë Konkurrence” pasi në garë rezulton vetëm kompania MEGAPHARMA. Vox News
” alt=”” aria-hidden=”true” />