Spitali Memorial Fier u ndërtua nga presidenti Turk Erdogan si një ndihmesë pas tërmetit, por edhe për të ofruar më shumë trajtime gjatë Covid-19. Në fakt shpesh herë qytetarët kanë treguar se në këtë spital nuk mund të bëhen as analizat më thjeshta, ndërsa qeveria vazhdon të derdh para mbi të.
Përveç tenderëve abuzivë për të blerë ilaçe, që vijnë të pakontrolluara. Manastirliu çdo vit merr milionat nga fondi i shëndetësisë për të siguruar akomodimin e mjekëve turq. Ndërsa mjekët tanë i lënë pa punë e kushte dhe i detyrojnë të largohen jashtë vendit.
Gjithsesi, ketë herë do të flasim për tenderin e radhës abuzivë. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Shërbim akomodimi personeli turk”, i cili është publikuar më datë 4 gusht në listën e projekteve të parashikuara në APP.
Për këtë shërbim janë lënë në dispozicion rreth 400 milionë lekë dhe pritet që gara të mbyllet në shtator. Kontrata përfshin fjetjen plus vaktin e mëngjesit të mjekëve turq. Ku theksohet me detaje se dhomat duhet të kenë kushte të mira dhe krevate të rehatshme.
Gara për këtë tender do të mbyllet në shtator, kur do të zbulojmë se cilin oligark ka zgjedhur këtë herë ministrja për t’i bërë dhuratën miliona lekëshe.
Vlen të kujtojmë se në mars të këtij viti Manastirliu kishte parashikuar një tjetër tender për të akomoduar në hotele me 5 yje. Tenderi është publikuar në mars të këtij viti dhe kishte vlerën 1.2 milionë euro. Sigurisht kjo kontratë u kritikua mjaft dhe Manastirliu nuk ka bërë më publik hapat e marra për këtë procedurë.
Ndërsa tani ka nisur aferën e radhës. Duket se turqit vijnë në vend për të bërë tip pushimesh luksoze e për të marrë paga të majme nga paratë e popullit. Ndërsa ne gënjehemi me propagandën “ Shëndetësi Falas”.