Lefter Maliqi, kandidati i koalicionit opozitar për kryetar të Bashkisë së Kuçovës, i cili nuk arriti të fitonte në zgjedhjet vendore të 14 majit përballë kandidatit socialist Kreshnik Hajdari, denoncon me situatën e krijuar pranë Sinecit-Lumas, si pasojë e tenderit korruptiv miliona euro të nënshkruar nga Bashkia “e grabitur”, siç thotë ai.
Ndërsa, publikon një video ku shfaqet Fred Marra, të cilit banorët e Lumasit ia dëbuan shoferët dhe bllokuan mjetet në punimet që po zhvillohen atje.
“Ja dhe i keq-përdoruri i ish-fatorinos, tanimë Oligarkut Salillari, pranë Sinecit-Lumas, në tenderin korruptiv miliona euro, ku në bashkëpunim me ‘Hajdarin’ e Bashkisë së grabitur Kuçovë, pengun e Salillarit, dhunuan burra, gra, pleq e fëmijë, duke urdhëruar policinë.
Këta janë përfituesit dhe abuzuesit me taksat e qytetarëve të Kuçovës dhe ndikuesit në tjetërsimin e votës me ‘çakull e asfalt elektoral’ dhe jo vetëm…
Ky është Fred Marra, të cilit banorët e Lumasit ia dëbuan shoferët dhe bllokuan mjetet me “çakullin elektoral”, në ndihmë të Hajdarit, ‘pengut’ të ish-fatorinos Salillari.
Së shpejti me prova e fakte të pakundershtueshne, se si këta kanë abuzuar me fondet dhe taksat e Bashkisë Kuçovë, jo vetëm me tendera korruptivë, por edhe me plot ndërhyrje e favorizime.
Drejtësia herët apo vonë do veprojë! Shkeljet, abuzimet dhe gjurmët, ngelen si prova të pakundërshtueshme.
Bashkia Kuçovë, minierë ari për ta dhe zhgënjim, varfëri, përbuzje dhe derë e mbyllur për banorët! Shumë shpejt me prova e fakte!”, shprehet Lefter Maliqi në komentin bashkëngjitur videos së publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social.