Mali i Zi avancon në negociatat me BE, Shqipërisë i shtyhet vendimi për kapitujt

0

Ambasadorët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të mbledhur në Bruksel miratuan me konsensus qëndrimin e përbashkët për Kapitullin 21 (Rrjetet Trans-Evropiane të Transportit), të cilin Mali i Zi do ta mbyllë të mërkurën pasdite.

Konferenca ndërqeveritare mes Malit të Zi dhe BE-së, e cila do të shënojë mbylljen zyrtare të këtij kapitulli, është planifikuar për më datë 17 mars në Bruksel. Mali i Zi ka hapur të 33 kapitujt e negociatave me BE-në dhe deri më tani ka mbyllur deri tani 13 kapituj.

Për Shqipërnë në kushtet e mungesës së konsensusit mes shteteve anëtare të BE-së u shty vendimarrja për raportin e ndërmjetëm IBAR për standartet në gjyqësor pa të cilin nuk mund të nisë mbyllja e kapitujve të negociatave.

Lidhur me këto zhvillime komisionerja Kos do të raportojë të hënën pasdite në komisionin e jashtëm te PE pas mbledhjes së ministrave të jashtëm evropianë. Po ashtu té mërkurën pas mbledhjes së ministrave për çështjet evropiane para eurodeputetëve në seancën e pasdites do të jetë shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas./dosja.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu