Malësi kurrë nuk t’harroj

0
 Shkruan Ilmi Kurti ( Mjeshtër i Madh)
I
O Malësi vendlindja ime,
Ti më mbush me krenari,
Atje lart në Malësinë time,
I kanë varret t’part e mi.
II
Ti malësi qofsh bekuar,
Zoti t’mbushi me mirësi,
Asnjëherë s’të kam harruar,
Më dhe nderë, e më dhe lavdi.
III
Me lahutën tonë kreshnike
Për ty kangën e fillova,
100 Vjet Malësi mu m’prite
T’parën kangë ty ta kushtova.
IV
Rrnosh sa malet lahut moj Zanë,
Që bashkë me Fishtën këndove këngë,
Fort ja di për nderë lahutës,
Që i këndoj Dasho Shkrelit e Oso Kukës.
V
Sa t’kem jetë për ty do të shkruaj,
Ty gjithçka do ta kushtoj,
Edhe kur t’jem në dhe t’ huaj.
Unë ty kurrë nuk do të harroj.
VI
Moj malësi të qofsha falë,
Në trojet tua rrite burra,
Burrat kanë vepra jo fjalë,
Si Prekë Calat e Dedë Gjo’Lula.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu