Makthi i Berishës

0
Shkruan Zef Ndreka
Pjesa e fundit e lojës së Berishës në politikë, ka nisur me përfundimin e listave të tij të kandidatëve për deputet, dhe mbaron me dt 11 Maj. Kjo pjesë e lojës që i ka mbetur është shërbimi i fundit i tij politik në shkatërrimin e opozitës, dhe kurorëzimit me sukses të misionit të tij të caktuar nga Ramiz Aliaj dhe agjentuara të tjera antishqiptare.
Por duket qartë, se Berisha është futur në një panik të jashtëzakonshëm.
Paniku që e transmeton në çdo dalje publike është arësya e humbjes të sigurtë që e ndjen dhe e pret në zgjedhjet e radhës.
A është futur kot në panik Berisha?!
Sigurisht që po!
Sepse nuk do ti ndodhë asgjë me dt 12 Maj. Nuk do ndodhë asgjë në PD.
Makthi i kotë i Berishës u shtua nga ndërtimi i listës së preferuar të tij, me të cilën do mund të marrë 40 deputet nga listat e mbyllura dhe 10 deri 12 deputetë nga listat e hapura.
Pra do të humbë zgjedhjet.
Por Berisha gjen pak “ngushëllim dhe forcë” tek ato deputetë të listave të mbyllura që do të vdesin bashkë me Berishën në krye të PD-së.
Kështu, dt 12 Maj, është data reale kur Berisha do çlirohet nga paniku, nga makthi.
Sepse, ledhat deputetë të tij do e sigurojnë se socialistët na kanë vjedhur votën. Ndaj, as nuk presin të largohet duke dhëne dorëheqjen e fundit.
Kush mund t’ia artikulojë dorëheqjen Berishës?!
Flamur Noka nuk kërkon të bëhet kryetar i PD-së!
As Edi Paloka!
As Jozefina!
As Albana Vokshi, e cila trembet edhe ta mendojë!
As Tritan Shehu, që më parë vret vetën me presh se sa t’i shkojë ndërmend t’i kërkojë dorëheqje Berishës!
Gjin Gjoni as që bëhet fjalë!
Luan Baçi është gati të vrasë dhe Gaz Bardhin po hapi gojën!
E kështu me radhë…
Pra Berisha, nuk ka asnjë rrezik, kot është në panik, madje as nga aleatët nuk ka asnjë shqetësim.
Psh, Fatmir Mediu më parë shkon në burg e nuk flet për Shkëlzenin, e jo më të flasë për Berishën!
Po ashtu edhe Ilir Meta është i gatshëm të marrë ditë burgu nga burgu i tij.
Ndërsa Kujtim Gjuzi dhe Jenisheri janë pak më të pavarur, dhe nuk besoj se e rrezikojnë Berishën!
Kështu pra Berisha, e ka të kotë këtë makthin për 12 Majin këtë radhë.
Beteja e tij e pandërprerë 35-vjeçare me të gjithë ata që kanë tentuar apo ëndërruar të jenë pasardhës të tij, natyrisht që po i ringjallet si makth për 12 majin, vetëm tani që është i bindur që do të humbasë.
Problemi është se Berisha nuk di si ta ndajë këtë panik me njerëzit, nuk di si t’ia heqë vetës këtë frikë dhe bën sikur i qan hallin më 12 Maj Edi Ramës, i cili, falë edhe Sali Berishës, po thyen çdo rekord në historinë e Shqipërisë duke u bërë për herë të katërt kryeministër!
Po e bën këtë, pa e vrarë kundërshtarin e tij, përkundrazi, duke u kujdesur aq shumë për të, që të jetë në krye të opozitës dhe të mos ia marrë njeri karrigen as pas 12 majit…
Sepse Edi Rama, nuk ka ndonjë kapital më të madh politik se Berishën përballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu