Macron thërret liderët evropianë në samit të jashtëzakonshëm

0

Evropa ka qenë nën presion orët e fundit, pasi lëvizjet diplomatike të SHBA-së në lidhje me Ukrainën po shqetësojnë vendet anëtare të Bashkimit.

Për këtë arsye, presidenti francez Emmanuel Macron ka ftuar liderët evropianë në një samit të hënën (17/2) në Paris.

Njoftimi është bërë sot përmes ministrit të Jashtëm polak Radoslaë Sikorski, pasi lëvizjet diplomatike të administratës së Trumpit të SHBA-së për Ukrainën shqetësojnë Evropën.

Ndërkohë kryeministri polak Donald Tusk ka deklaruar se do të marrë pjesë në një takim të liderëve evropianë të hënën me ftesë të presidentit Emmanuel Macron.

“Ne duhet të tregojmë forcën dhe unitetin tonë”, tha ministri i Jashtëm polak në një postim në “X”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu