Lulzim Basha, vartësi i Taulant Ballës, e katandisi opozitën në këtë gjendje ku jemi sot

0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar rikthimin e ish-kryedemokratit Lulzim Basha në skenën politike dhe qëndrimet që ai ka mbajtur rreth klasës së vjetër të politikanëve.

Meta akuzoi Bashën është autori i gjendjes në të cilën ka përfunduar aktualisht e djathta shqiptare.

“Lidershipin e vartësit të Taulant Ballës e kemi parë. E katandisi opozitën aty ku vajti. Ia dha parlamentin 100 për qind Edi Ramës, që i bëri ligjet siç i deshi qejfi. I la reformën në drejtësi, që bëjnë lojërat me vulën me partinë më të madhe të opozitës në vend. I la pushtetin vendor,” tha Meta duke iu referuar Bashës.

I pyetur nëse vota e fragmentarizuar e demokratëve e dëmtoi rezultatin final të opozitës, kreu i PL-së, theksoi se rezultati i zgjedhjeve është pasojë e “kriminalizimit kapilar të procesit zgjedhor nga kreu i qeverisë Edi Rama.”

Ndërsa, sa i përket çështjes së Fredi Belerit në jug të vendit, Meta u shpreh se u arrestua vetëm se ishte kandidat i opozitës dhe se cënonte interesat e kryeministrit për atë pjesë të vendit.

“E dimë që Beleri është i pari kandidat, i zgjedhur, që zgjidhet duke qenë i ndaluar fizikisht. Në mënyrë të paligjshme. Nuk ka asnjë akt flagrance që e justifikon atë ndalim. Përpos panikut të Ramës, për ta izoluar fizikisht për të siguruar bashkinë e Himarës.”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu