Lulzim Basha “qepi” gojën kur doli nga SPAK-u, dosja drejt fundit

0

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar në emisionin “Të Paekspozuarit” arsyen përse u thirr ish-kreu i PD, Lulzim Basha në SPAK pasditen e sotme.

Lala u shpreh se Lulzim Basha i është përgjigjur fletëthirrjes së firmosur nga prokurori Alfred Shehu. Sipas gazetares, gjithçka lidhet me hetimet që po zhvillohen për zbardhjen e vrasjes së Aleks Nikës, njërit prej protestuesve të 21 Janarit.

“Lulzim Basha iu përgjigj fletëthirrjes së firmosur nga prokurori Alfred Shehu. Është regjistruar procedim penal për katër vrasjet e protestuesve në 21 janar. SPAK po heton për disa vepra penale. E veja e Aleks Nikës, iu drejtua SPAK dhe kërkoi hetim të zyrtarëve që sipas saj janë përfshirë në vrasjen e bashkëshortit.

Nëse ju kujtohet, gjatë procesit, u dënuan për vrasjen e Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, me dënime qesharake. Vrasja e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës mbetën pa autor. E veja e Aleks Nikës iu drejtua SPAK. SPAK fillimisht pretendoi se nuk ka kompetencë dhe i takonte prokurorisë së Tiranës. Në vitin 2021, Gjykata e Lartë tha, që duhet ta hetonte SPAK.

Nga 2024, që u regjistrua procedim penal, janë pyetur një sërë funksionarësh, gardistë, ish-gardistë, persona të tjerë. Basha u thirr si person që ka dijeni, pasi ka qenë Ministër i Brendshëm kur ka ndodhur ngjarja.

Nisur nga një informacion i publikuar nga Artan Hoxha dhe xhaxhai i Aleks Nikës, janë disa komunikime në radio.

Në 21 Janar, një automjet tentoi të shkatërronte rrethimin e Kryeministrisë dhe u qëllua në drejtim të protestuesve. Zoti Basha shfaqet në tarracën e kryeministrisë. Është thirrur për të treguar dinamikën, kush është gjendur në godinë, nëse përveç Ndrea Prendit, nëse ka qenë zoti Berisha dhe kush është personi që ka dhënë urdhrin.

Zoti Matlija tha ka dy momente thelbësore. Nëse zbulohen të plota komunikiment në radio, aty verifikohet kush e dha urdhrin, pasi fillimisht u qëllua me plumba manovër, por në fund. Agim Llupo, qëllon me armë dhe Ndrea Prendi me pistoletën e tij.

Basha është thirrur për sqarime. Së pari, janë komunikimet, që kemi dëgjuar vetëm një pjesë prej tyre dhe e dyta, predha që u hoq nga koka e Aleks Nikës në Turqi. Autoritetet thanë fillimihst nuk kemi laborator dhe ekspert për të analizuar se nga ka dalë predha.

Me zhvillimet e fundit, është arritur në konkluzionin që ekspertët e huaj dhe bëhet fjalë për laborator të specializuar, do të bëhet kqyrje e re e predhës. Nëse do të vërtetohet se nga cila armë ka dalë, mund të kemi ndryshim të dinamikës së ngjarjes. Këto janë momentet kyçe.

Gjatë gjykimit të parë u kërkua ndihma e SHBA, për të rikthyer pamjet e serverit të kryeministrisë që rezultoi i fshirë. Në atë kohë u tha se nuk rikuperohen por tani me zhvillimet, mund të ketë mundësi të rikthehen”, deklaroi Lala.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu