Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump , i cili bëri paralajmërime të forta kundrejt NATO-n gjatë fushatës së tij zgjedhore, njoftoi sot se ka emëruar aleatin e tij të besueshëm, avokatin Matthew Whittaker, si ambasador të SHBA-ve në selinë e NATO-s në Bruksel.
“Matt është një luftëtar i palëkundur dhe patriot besnik,” tha presidenti i zgjedhur në një deklaratë.
Qëllimi i tij do të jetë “të promovojë dhe mbrojë interesat e SHBA”, shtoi ai.
Deklaratat e Trump për NATO-n janë me interes të veçantë, veçanërisht pasi ai kërcënoi shkurtin e kaluar se nuk do të garantonte mbrojtjen e vendeve anëtare që nuk i kushtojnë burime të mjaftueshme buxhetit të tyre të mbrojtjes.
Matthew Whittaker “do të forcojë marrëdhëniet me aleatët e NATO-s dhe do të adresojë fuqishëm kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë,” komentoi ai.
“Kam besim të plotë në aftësinë e Matt për të përfaqësuar SHBA-në me forcë, integritet dhe përkushtim të palëkundur. Mezi pres të punoj ngushtë me të ndërsa vazhdojmë të avancojmë paqen përmes forcës, lirisë dhe prosperitetit në botë”, shtoi ai.
Whitaker ka shërbyer si prokuror i përgjithshëm i përkohshëm gjatë mandatit të parë të Trump, ndërkohë që demokratët e akuzuan atë se i bindej verbërisht urdhrave të presidentit republikan.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte uroi Trump pas fitores së tij në zgjedhje, duke vënë në dukje se “udhëheqja e tij do të jetë edhe një herë një element kyç për të mbajtur të fortë Aleancën tonë”.