“Lista e turpit”, CIA: Netanyahu ka dy plane kryesore për Gazën

0

Benjamin Netanyahu nuk është dakord me propozimin e Joe Biden për arritjen e një kompromisi për Gazën e pasluftës. Kështu konkludon një raport konfidencial i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës, CIA. Raporti konfidnecial, citon CNN, po qarkullon midis zyrtarëve amerikanë dhe bën të ditur se Netanyahu mund të largohet nga Gaza pa ndonjë plan të mirëfilltë.

Gjithashtu, raporti i CIA thekson se, kabineti i Netanyahu-t nuk ka një qëllim primar, operacionin final kundër Hamasit dhe eliminimin e komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif. Izraeli është përpjekur të shënjestrojë Deifin disa herë në të kaluarën dhe megjithëse është plagosur, besohet se është ende gjallë.

Sakaq, Izraeli është vendosur në “listën e turpit” të OKB-së. Një vendim i tillë i dalë nga zyra e sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres, solli reagimin e ashpër ambasadorit izraelit në Pallatin e Qelqtë, Gilad Erdan, i cili tha se ishte “i tronditur dhe i neveritur”.

“Jam krejtësisht i tronditur dhe i neveritur nga ky vendim i turpshëm i Sekretarit të Përgjithshëm. Ushtria e Izraelit është ushtria më morale në botë. Kështu që ky vendim imoral vetëm do të ndihmojë terroristët dhe do të shpërblejë Hamasin. Dhe më duhet t’ju them një gjë tjetër. I vetmi që është në listën e zezë sot është Sekretari i Përgjithshëm”, tha Gilad Erdan, Ambasador i Izraelit në OKB.

I ashpër ishte edhe reagimi i Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, për të cilën vetë OKB është në listën e zezë. “Ushtria e Izraelit është ushtria më me moral në botë dhe asnjë vendim delirant i OKB-së nuk do të jetë në gjendje ta ndryshojë këtë realitet, tha Netanyahu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu