Lirohet nga qelia Enca: Kjo nuk bën asnjë ditë burg, sepse Hashahin e mbjell për qejf të vet

0

Gjykata e Tiranës liroi sot nga qelia këtë të Enjte këngëtaren Ruenca Haxhia – e njohur si Enca, pavarësisht se prokuroria kërkoi caktimin e masës së arrestit me burg.

Ajo u arrestua dy ditë më parë për kultivim të kanabisit, pasi në banesën e saj u gjetën bimë narkotike të mbjella. Pesë vazo me bimë kanabisi të vendosura në ballkonin e vilës së këngëtares në Lundër u sekuestruan nga policia.

Gjatë seancën së sotme për masën e sigurisë, prokuroria kërkoi arrest me burg për këngëtaren. Mbrojtja nga ana tjetër kërkoi masë më të lehtë duke u shprehur se ajo nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit.

Sipas tyre, këngëtarja e ka mbjellë bimën “për kureshtje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu