Kryetari i PD, Berisha deklaroi sot se është e paqartë nëse ka një mandat arresti ndaj Linda Ramës për aferat e grupit kriminal Agasi-Karçanaj. Linda Rama është në përgjimet SPAK për tenderat e AKSH.
Deklarata e kreut të PD, Berisha
Para jush kam denoncuar me dhjetëra hera Armand Frangun, si njeriun që me kompanitë e tij fitonte me kontrata sekrete, nga kjo kryemafiozja e familjes, shifeni… 90 gjer në 96 përqind të të gjitha fondeve.
Ky është Gerond Meçe, njeriu i cili pohon, është me regjistrim, se ABS është kompania e baxhanakut, se jo vetëm ai ndërhyn, por ndërhyn zonja Rama në përcaktimin e tenderave.
Kjo është e regjistruar.
Dosjen e ka pasur prokurori me mbiemrin Mara, të cilin thuhet se Dumani donte ta zhdukte, ta asgjësonte.
Por kur mësuan se dosja ndodhet edhe diku tjetër, e ruajtën, por nuk e asgjësuan.
Ky ka histori interesante, por do ndalemi më pas.
Tani, janë në një vit, 800 transaksione nga Thesari i Shtetit në kontot e dy kompanive të baxhanakut, B360 dhe ABS, më vonë e ndryshuar në ABSLI, me lojërat që kanë bërë.








