Lezhë/ Numërohen 70 kuti, kryeson Partia Socialiste

0

Në qarkun e Lezhës, janë numëruar 70 nga 245 qendra votimi.

Sipas rezultateve të deritanishme, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka siguruar 7175 vota, që përbën 44.01% të totalit.

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)  7219 vota, ose 44.28%.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 881 vota (5.40%), ndërsa Partia Socialdemokrate ka siguruar 509 vota (3.12 %).

PS dhe PD-ASHM janë dy forcat kryesore që dominojnë skenën politike në qark, me një garë të ngushtë në numrin e votave, por PS ruan një avantazh të lehtë që i jep një mandat më shumë.

NISMA-SHB është forca e tretë politike në këtë qark, por nuk siguron mandat, pasi nuk arrin të kapë pragun e nevojshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu