Lëvizje politike pa oferta publike

0

Shkruan Zef Ndreka

Gazmend Bardhi, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, sot kërkoi përsëritje të seancës parlamentare dhe kërkesën për shkarkimin e kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit Niko Peleshi.
Pa asnjë dyshim, kërkesat e deputetëve të PD-së, janë veprime të jashtëzakonshme në çdo parlament të botës dhe përbëjnë më shumë një sinjal politik se sa një mekanizëm real për ndryshim.
Opozita duket qartë se është në krizë që në nisjen e legjislaturës së re dhe është në rënje fatkeqësisht. Siç duket PD-ja po tregon humbjen e vertetë me realitetin politik dhe strategjitë e saj po përcjellin mesazhe aspak optimiste për votuesin, për elektoratin.
Mesazhet që përcillen tek votuesit, me sjelljet e apolitikëve të PD-së kanë dy anët e medaljes, që mund ti analizojmë si:
– mesazh pozitiv për opozitën, nqs argumentohet mirë sjellja e saj dhe beteja politike.
Nëse opozita e shpjegon lëvizjen e saj si mbrojtje të parimeve, p.sh. transparencës, kushtetutës apo etikës parlamentare, një pjesë e elektoratit mund ta shohë si qëndresë ndaj abuzimit të pushtetit.
– mesazh negativ për opozitën, nëse perceptohet si obstruksion. Nqs mungon alternativa konkrete siç po ndodh për qeverisje apo reforma, lëvizjet e tilla politike si kërkwsat absurde per përseritje seancash apo shkarkim te kryeparlamentarit, duken thjesht bllokuese, duke i larguar ekstremisht votuesit e pavendosur.
Si ndikon kjo sjellje e grupit parlamentar tek baza e mbështetësve te opozitës?
Veprime të tilla si ky i sotmi, përpiqen të forcojnë radhët e militantëve, por asesi nuk garantojnë zgjerim.
Rritja e votave për zgjedhjet lokale të afërta ku beteja më e fortë do të jetë ajo e bashkisë së Tiranës, kërkon fitimin e qendrave urbane dhe votuesve gri, që zakonisht kërkojnë programe konkrete për ekonomi, punësim dhe shërbime vendore, jo bllokime, jo bojkote, jo zhurmë por altwrnativë.
Sigurisht që betejat e zgjedhura nga PD-ja pë beteja politike janë në sherbim të zgjedhjeve te shpwjta vendore. Kështu, dinamika e levizjeve dhe strategjive do të varën shumë nga figurat që do shfaqën direkt në terren, nga koalicionet dhe nga menaxhimi i strukturave partiake në bashki. Një aksion parlamentar si ky i PD-së sot, me mbledhje të jashtëzakonshme, zhurmë e dhunë në sallën e kuvendit, sado të zhurmshme të jenë, nuk zëvendësojnë punën e gjatë organizative, që mungon realisht në partitë opozitare.
Opozita fiton terren kur kombinon kritikat me propozime të detajuara për qeverisjen qendrore e vendore, me kandidatë të besueshëm dhe programe social-ekonomike.
Për t’iu rikthyer lëvizjes për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, analiza na tregon se strategjia e PD-së si opozitë është më tepër një mjet për të mbajtur gjallë debatin publik dhe për të treguar forcë politike, që në realitet mungon.
Por si strategji e zhurshme nuk mjafton, por në të kundërt, opozita duhet ta shoqërojë aksionin politik me oferta konkrete, me organizime në bazë dhe komunikime që i flet votuesit të zakonshëm mbi problemet e përditshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu