Ledjon Mucaraku: Dje u dhunova nga kushëriri i ministrit Ulsi Manja, Policia nuk ka hetuar asgjë

0

Ledjon Mucaraku ka bërë një denoncim në JOQ Albania. Ai shprehet se ditën e djeshme është dhunuar nga kushëriri i ministrit Ulsi Manja në një lokal në zonën e Tiranës. Ai thotë se Policia e Shtetit pas ngjarjes i ka deklaruar se do të sekuestrojë kamerat e sigurisë ku ndodhi ngjarja, por sipas Ledjonit deri tani, ku kanë kaluar 24 orë, efektivët nuk kanë bërë asnjë hetim të rastit dhe nuk kanë prangosur autorin.

Mucaraku shprehet se ka dëshmuar në polici, madje i ka dhënë edhe targat e makinave të autorit, por Policia nuk e ka arrestuar agresorin. Sipas tij, kallëzimin e ka bërë që ditën e djeshme në orën 12:00, të darkës por përsëri nuk ka asnjë person të arrestuar. Përmes JOQ, Ledjoni i bën thirrje policisë që të hetojë dhunën që i është ushtruar atij, nga kushëriri i parë i Ulsi Manjës, Ministër i Drejtësisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu