Lali Eri hëngri bukë e fiq dhe vdiq!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Në luspatën e Lali Erit, ndryshe nga “Peshqit” e tjerë, nuk ka brisk që kruan e thotë, e pastrova e keni gati për tigan.
Edhe Monika Kryemadhi rrëshqet si ngjalë e nuk “fërkohet” fare me Lali Erin, as pas kazanit të plehrave as pas “mullarit” të SPAK-ut.
Mik me Lalin e Fiqve, Gjergjin e Peshkut, Olsin e Bixhozit, Zenin e Boronicave, Gimin e Redbullit, Ilirin e Kullave e deri me kunatin e shokut xhemal që e mban vulën e partisë me vete, Sali Berisha i ngjitet si petrit përpjetë malit të politikës.
Edhe rikthimi i Luiggi Sorecës si ambasador, pasi iku me lot nëpër faqe si grua e dhunuar dhe që duhej paisur me Urdhër Mbrojtjeje, përflitet se nuk është meritë e Bablokut, por e Non-Gratës.

Po lali Eri ç’është?!

Është çfarë nuk shihet e ende nuk dihet. Herë si Zhurmues teatri që shëmbet e ngrihet, herë si flakadan tek koshat e pislleqeve, i shtrin këmbët në tre Klane Mafioze, tek Saliu, Edi dhe Iliri dhe në tre shekuj, dje, sot dhe nesër.

Nesër është vonë të arrestohet thonë disa

Po kush janë këta?!
Janë ata që kurrë fjala nuk u ka zënë vënd, as në Foltore, as në Kuvënd, janë asish që i kanë mbushur thasët e dollarëve me lopata dhe themelet e kullave me krye në re me çelik e beton edhe pse kanë mik për kokë Lali Erin
Nga varfëria vijnë të gjithë bosët e këtij fshati që i ka hequr trurin Botës së falcitetit të civilizuar që ende nuk gjen as vullnetin për kryqëzim të pasanikëve.

Lali Eri Pasanik?

Ende asnjë vilë, asnjë llogari të majme bankare, asnjë çantë të rëndë përveç atyre me fiq, nuk i ka zbuluar as opozita, as SPAK-u, që t’ja varë këtë shtator arrestimesh në ndonjë pemë të pyllit orbital.
Në polin tjetër, askush nuk bindet se Lali Eri jeton vetëm me rrogë, se e ka aq e vogël, sa nuk i siguron as një shportë fiq në fund të ditës.

Po Lali Eri aty e ka dobësinë, tek fiqtë.

Bashkia është një pemë plot fiq. Kanë këputur pa hesap djali i Saliut dhe miqtë e tij, kunati Lulit dhe zabitët e Ilir Metës, e deri ajo organizata e famshme Ndrangheta.
Edhe ne e kuptojmë, sa kohë të ketë fiq, ka asish që janë të gatshëm të rrezikojnë t’i këutin, por nëse SPAK-u e këput në mes dhe e arreston edhe kryebashkiakun e Tiranës, na ngelet të lexojmë nga qitapi i fjalëve të urta se po, ndodhi, Lali Eri hëngri bukë e fiq dhe vdiq!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu