LAJMI I FUNDIT/ Përfundon numërimi i votave në Turqi, ja kush do të jetë presidenti i vendit për 5 vitet e ardhshme

0

Rexhep Tajip Erdogan rizgjidhet president i Turqisë për 5 vitet e ardhshme, pas numërimit të plotë të votave.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave ai arriti të merrte 51.4 % të votave, kundrejt kandidatit të opozitës, Kemal Kilicdaroglu, i cili ka arritur të marrë 48.6 % të votave.

Ditën e sotme u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, pasi në zgjedhjet e 14 majit, asnjëri prej kandidatëve nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme me mbi 50 % të votave për t’u zgjedhur president.

Kujtojmë se turqit votuan edhe për Asamblenë Kombëtare në raundin e parë më 14 maj. Partia e Erdoganit ka një shumicë komode në organin prej 600 vendesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu