Lajçak: Besoj që Kurti nuk do ta fusë Kosovën në rrezik të izolimit

0

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se beson se kryeministri Albin Kurti nuk do ta çojë Kosovën drejt një rreziku të izolimit. Këtë koment, sllovaku e dha kur u pyet nga media italiane “La Stampa” se a ka dikush që mund ta frenojë Kryeministrin kosovar.

Lajçak pretendon se edhe se SHBA-ja janë me një linjë me BE-në, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, dhe sipas tij edhe Kurti e di këtë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë saktësisht në linjë me ne. Ai [Kurti] e di. E di se cilat janë pritjet. E di që për Kosovën është ekstremisht e rëndësishme të ketë një mbështetje të fortë ndërkombëtare, sepse pikërisht një gjë të tillë Kosova e ka gëzuar nga fillimi. Nuk kam dyshim që [Kurti] do të jetë mjaftueshëm i përgjegjshëm që të mos e fusë vendin e tij në rrezik të një izolimi. Kështu ai po nxjerr përfundimet e duhura”, ka deklaruar Lajçaku.

Midiumi italian e ka pyetur Lajçakun edhe mbi strategjinë e tij për dialogun në muajt në vijim, ndërsa ai është përgjigjur: “Para se gjithash, Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë raportet. Bashkimi Evropian e lehtëson procesin. Është shumë e rëndësishme që të niset para zgjedhjeve evropiane, sepse më pas Bashkimi Evropian do të hyjë në një periudhë të tranzicionit. Pastaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shkojnë në zgjedhje. Nuk do të jetë ky momenti për të marrë vendime”.

Në intervistë, sllovaku u pyet edhe rreth Serbisë e cila vazhdon t’i ushqejë marrëdhëniet me Rusinë duke e sfiduar kështu edhe me takimin e fundit të Ministrit të Jashtëm serb, Daçiq, me homologun e tij rus, Lavrov.

“Natyrisht, kjo gjë ka një ndikim në përshtypjen sesi qëndron pozicioni i Serbisë. Me luftën në Ukrainë, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës çështjet e përafrimit me politikën e jashtme të BE-së dhe me sanksionet janë bërë shumëfish më të rëndësishme. Shumë shtete janë duke e vlerësuar përparimin e bërë nga Ballkani Perëndimor me dioptrinë e konfliktit në Ukrainë. Serbia është para një mëdyshjeje dhe i takon të nxjerrë përfundimet e duhura. Nëse do të përparojë, e di se çfarë presim”, tha Lajçak.

I pyetur konkretisht, se në katër muajt e ardhshëm, cilat janë pikat që do të provojë BE-ja t’i bindë Prishtinën dhe Beogradin t’i pranojnë ato, emisari evropian u përgjigj kështu: “Nuk jam akoma i sigurt që do t’i pranojnë, por duhet të na thonë që nuk i pranojnë. E atëherë ne vetëm kemi humbur kohë. Filozofia është që ju e bëni pjesën e juaj dhe unë e bëj timen”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu