Ky është polici i cili mbeti i vrarë në veri të Kosovës

0

Një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.

Polici i vrarë është Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë.

Tensionet janë rritur sërish në veri të Kosovës, ku një polic ka mbetur i vrarë si pasojë e një sulmi me armë në Leposaviç, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nga kjo ngjarje e rëndë, ka humbur jetën efektivi Afrim Bunjaku, polic i Rendit me gradën rreshter, ndërsa i plagosuri është pjesëtar i Policisë Kufitare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 24 shtatorit. Raportohet se dy persona të maskuar i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Bunjaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu