Kuvendi nxjerr gënjeshtare Flutura Açkën: Deputetja është njoftuar për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

0

Kuvendi ka përgënjeshtruar deputeten Flutura Açka, e cila akuzoi sot kryetaren Lindita Nikolla se nuk e ka thirrur në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Açka është kryetare e Komisionit të Edukimit dhe akuzoi Nikollën se vepron sipas qejfit, por nëse shihen emrat të cilëve u është dërguar axhenda me e-mail, mes tyre është edhe Flutura Açka.

Kuvendi nxjerr blof Flutura Açkën, deputetja është

Açka akuzon Nikollën se e ka kthyer Kuvendin në ngrehinë gaztore,  ku bëhen shakatë e klanit më korruptiv që ka parë ndonjëherë parlamentarizmi.

Kuvendi i Shqipërisë, kjo ngrehinë gaztore! Zonja Nikolla, Unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka: Konferencën e Kryetarëve

Turp, zonja Nikolla! Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpucët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare. E keni kthyer Kuvendin nē një ngrehinë gaztore, ku bëhen shakatë e klanit më korruptiv që ka parë ndonjëherë parlamentarizmi.

Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më KË opozitar dhe SI bashkëpunon Edi Rama”, shkruan Açka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu