Deputetja Albana Vokshi është përplasur me punonjësit e gardës së Republikës.
Pasi hyri brenda godinës, garda e kanë bllokuar atë dhe deputetët e tjerë të PD-së në korridor për t’i kontrolluar.
Vokshi është shtyrë me punonjësit e gardës, të cilët kanë tentuar ta kontrollojnë fizikisht.
Deputetja ka bërë rezistencë, ndërsa ka ndërhyrë edhe deputeti Gazment Bardhi, i cili i ka kërkuar gardës të hapë derën e sallës së seancës plenare.
Pjesë nga debati:
Punonjësi i gardës: Pa kontrolluar nuk kalon!
Vokshi: Kalova mo o, kalova te skaneri. Kush je ti që më thua mua do të të kontrolloj unë? Kush je ti që më prek mua me duar? Kalova te skaneri.