Kush ia sponsorizon aktivitetet Benet Becit në Shkodër dhe pse…?

0

Shkruan Eliona Kodra Shkreli

Festat e fundvitit ikën dhe kamionët e Tiranës ‘pushtuan’ paraditen e sotme ‘bllokun’ para udhëheqjes bashkiake për të kthyer në kryeqytet dekorin festiv që iu ‘dhurua’ për një muaj kryebashkiakut rilindas për të kryer sa më mirë propagandën majtiste.

I pyetur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se ku i ka siguruar Bashkia dekoret (përderisa nuk ka hapur asnjë tender për dekorimin e Shkodrës) zoti Beci dhe administrata e Tij nuk kishin asnjë përgjigje për të kthyer…

Në fakt, dekori ka qënë një kthim borxhi për tenderat që kryebashkiaku aktual i ka dhënë pronarit të “Le Spot” group në kohën kur drejtonte Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Pronari i grupit “Le Spot” të paktën është treguar mirënjohës për favoret që i ka kryer z.Beci dhe sigurisht që ky i fundit nuk do e lërë pas dore edhe në tenderat e Bashkisë (sipas formulës, më jep-të jap)…

Po të hedhësh një sy në faqen e “Le Spot Group” shihet bashkëpunimi me telefoninë celulare “Vodafone” e cila gjithashtu ka sponsorizuar koncertin e mbrëmjes së 31 dhjetorit në Shkodër (nuk e ka bërë kryebashkiaku me paratë e tij)..

Prej Qershorit që mori mandatin e kryebashkiakut, zoti Beci mburret dhe propagandon si arritje të vetat investime të lëna gati nga ish kryebashkiakët e djathtë, investimet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe së fundmi sponsorizimet e ‘Le Spot’, ‘Vodafone’ dhe Bashkisë Tiranë për dekoret. Por çfarë bëri zoti Beci, a ka meritë në “ndryshimet” që i sheh vetëm Ai dhe ushtarët e Tij?

Asnjë meritë…pa ndihmën e miqve të interesit, zoti Beci do kishte dështuar shumë keq!

Ndërkohë që ushtarët e Becit vendosen në rresht me statuse propaganduese për ndryshimin e madh që na paska sjellë Tiranasi dhe stafin i ngushtë i tij (gjithashtu tiranas), mjafton t’i drejtosh një pyetje këtyre ‘ithtarëve’ të etur për pëlqimet e kryebashkiakut dhe drejtueses politike në mënyrë që në këmbim të marrin ndonjë pozicion pune tani që Beci po riorganizon strukturën bashkiake…

Ku ishte Benet Beci në këto 10 vite? Sa herë foli Benet Beci në foltoren e kuvendit për Shkodrën? Sa herë e vizitoi Benet Beci Shkodrën për t’u takuar me shkodranët të cilët pretendon se e kanë zgjedhur? Ku ishte Fondi Shqiptar i Zhvillimit gjithë këto vite të qeverisjes së majtë? Ku ishin projektet dhe investimet strategjike për Shkodrën që e paskeni dashur kaq shumë? Ku ishit Ju, ushtarët e sotëm, që nuk kërkuat llogari për mungesën e prezencës së investimeve qeveritare për Shkodrën që sot na e promovoni kaq shumë? Ku janë drejtoritë kryesore që janë transferuar në Lezhë e Rrëshen? Ku jeni sot që shkodranëve iu hoq edhe drejtoria e kadastrës dhe u dërgua në Tiranë?

Reagimet copy-paste me urdhër partie janë e vetmja gjë që dini të bëni duke i dalë zot rritjes së taksave së bizneseve shkodrane e si pasojë rritjes së çmimeve të ushqimeve të cilat do rëndojnë edhe mbi ju, familjet e të afërmit tuaj. Jeni thjesht për t’u mëshiruar…

Oraa po bën tik-tak dhe shkodranët do i tregojnë vëndin propagandës bashkiake dhe pakënaqësive të shumta që ka ngjallur kryebashkiaku Beci duke ‘prekur’ aty ku s’duhet dhe duke rikthyer simbole të cilat shkodranët i kanë luftuar edhe me jetën e tyre…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu