Kur të vë kryq Amerika, ta ka vënë vetë Zoti…

0

Shkruan Zef Ndreka

Në këtë planet, Zoti vetë në tokë është Amerika. A ka dëshmuar historikisht prej qindra vitësh, kudo e për çdo vend ku ka vënë dorë për liri, drejtesi e për çlirim. Shumë vende të botës ja njohin kontributin për vendosjen e demokracisë, për pavarësi, shtet-ruajte e shtet-formim. Për Shqipërinë dhe Kosovën, roli i SHBA-ve njihet.

Fuqitë e mëdha e paten vendosur ta coptojnë e ta zhdukin nga harta vendin tonë. Ishin amerikanët që vunë vetën dhe na ruajtën nga coptimi , nga asimilimi prej Greqisë, Jugosllavisë e Italisë. Po kështu edhe për Kosovën, të cilën e çliruan nga kthetrat e Serbisë duke e shtuar si shtetin më të ri në botë. Në luftën e interesave të saj gjeopolitike, përputhja e interesave te saj me kombin shqiptar, na ka favorizuar. Ishin SHBA-të që ndihmuar në rrëzimin e komunizmit jo vetëm në Shqipëri por në gjithë Europën lindore. Ishte Amerika që na mori për dore dhe na futi në Nato duke na shtuar sigurinë kombëtare. Sot me shumë se asnjë vend tjetër mik, janë amerikanët që na ndihmojnë në rrugën euroatlantike, në krijimin e një shteti ligjor për ta bërë Shqipërinë europianiste si gjithë Europa.

Në këtë rrugë ato, për të patur aleat të sigurtë për të ardhmën e kombit, dhe për të përmbushur interesat gjeopolitike të tyre kanë përcaktuar prioritetet në bashkëpunimet reciproke. Politika afatgjatë amerikane për vitet në vazhdim ka përcaktuar strategjitë e saja dhe ne, për aresyet që thamë dhe dihen, duhet ti jemi në krah. Amerikanët kanë krijuar gjithë mundesitë për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, për të krijuar një komb elitar dhe më të fortin në Ballkan. Por njëkohësisht, Amerikanët kanë shpallur non grata shumë përsona në Ballkan dhe në shumë shtete të tjera, të cilat janë parë pengesa në politikën e tyre.

Nofka non grata për to është një kryq i përjetshëm. Mjer ai që e merr, por që edhe gënjen vetën dhe të tjerët për injorimin e saj, siç mundohet të bëjë Berisha me non grata-t e tjera. Ndjekësit e Berishës të cilët po mashtrohen me shpresën për rikthim të tij, do zhgënjehen shpejt, me 14 Maj. Non grata-t janë të kryqëzuar nga SHBA-të, janë të shpallura kufoma. Janë politikisht të vdekur edhe pse frymojnë. Janë tashmë kërma politike për amerikanët dhe nuk kanë asnjë shanc apo mundësi të bashkëpunojnë me to. A keni parë ndonjë amerikan, ndonjë përsonalitet, ndonjë politikan qoftë edhe të rangut më të ulët të takohet me Berishën dhe grupimin e tij?! Po ndonjë nga partitë popullore europiane ?! Sigurisht që demokratët e foltorës që pranojnë të trafikohen i shikojnë këto.

Por çuditërisht, nuk kanë kurajon as ta shprehin, as ta diskutojnë mes tyre. Nuk kemi parë asnjë përson rreth Berishës ta pyesi publikisht: ku na shpie kështu?! Nuk kemi parë asnjë gazetar ti drejtojë pyetje drejtpërdrejtë: Çdo të bëjë Berisha pas humbjes së 14 Majit?! Kujt do ja faturojë humbjen?! Do të shpikë ndonjë alibi tjetër të mashtrojë demokratët?! Përse demokratët bëjnë sikur nuk kuptojnë kur duket qartazi se kryqi i madh amerikan e la pa logo, pa emër në fletet e votimit dhe do ta nxjerrin nga selia bunker ku është futur?! Edhe sa kohë do frymoje politikisht Berisha non grata?! Amerikanët nuk bëjnë shaka. As prova. Ato do të drejtojnë dhe do të mbështesin vetëm partitë me orientim europian, euroatlantik. PD-ja e ka këtë shans për mbështetje. Për PD-në, orientimi është i qartë dhe largpamës. Ndaj duhet mbështetur duke e kuptuar se kryqezimi në politik i Amerikës është si kryqezimi që të bën Zoti…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu