Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Kur të shoh në sy
Kur t’shoh ty, shoh krejtë globin,
Kur të shoh n’sy, në ty shoh Zotin,
Mandej të mbërthen ajo ndjenjē,
Madhësia e sajë e mbulon botën.
Zgjatja e dorës e mbështetja n’gji,
Fatlumi i madh, ndjehesh o njeri,
Gëzoju dhe shndrit në këtë lumturi,
Ajo që lëshon drit, e ëmbla dashni.
Aq e magjishme sa nuk e përshkruaj,
Më e bukur se gjithçka që shoh unë,
Që të ngroh shpirtin dhe të jep jetën,
T’përtrin zemrën, ilaç i përhershëm.








