Dihen arësyet pse Berisha familjarisht u shpall non grata nga SHBA-të dhe Britania e Madhe, e cila përkthehet si luftë kundër një rryme antidemokratike të Berishës, të quajtur “berishizëm”.
Por jo vetëm kaq, por edhe kundër gjithë zgjatimeve të tij që luftojnë me thonj për të mbajtur peng opozitën.
Nga ky rast, nuk bën përjashtim askush, sidomos ndjekësit e tij, por edhe bashkëpunëtorët e tij në vite. Sigurisht, njëri nga ato është Lulzim Basha.
Atë e solli në politikë si kukull të përzgjedhur vetë Berisha, të cilin e katapultoi pa asnjevkontribut apo cilësi të veçantë.
Lulzim Basha, pra kukulla e Berishës, me shumë kënaqësi dhe buzëqeshje e pranoi atë rol në politikë. Pranoi rolin që kurrë të mos bëhej lidër, edhe pse e dinte paraprakisht se kush e pengonte të bëhej lidër i PD-së.
Dualizmi i stërzgjatur brënda PD-së, edhe pse Berisha pas dorëheqjes në vitin 2013 dhe dorëheqjen rrinte më shumë në hije duke pritur të forcohej kukulla e tij, ishte bërë kryefjala e pengesës për të fituar zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale, nga vitet 2013 deri sot.
Ishte Berisha që përzgjidhte listat e kandidatëve për deputet, të Këshillit Drejtues, të Kuvendit Kombëtar, ndërsa kukulla vetëm i miratonte me firmë.
Berisha kështu, me gjetjen e kukullës, mbeti kryetari real i PD-së.
Nga bisedat e shpenguara miqësore, dualizmi në PD kaloi edhe në diskutimeve publike. Edhe pse u humb shumë kohë për PD-në kur kumbora mbahej në qafën e Bashës por rrumin e tundte Berisha, diskutimet nuk ndikuan në qëndrimet e Bashës. Ai, për arësye që i di ai, nuk doli asnjëherë nga vetja, duke më kujtuar historinë e “lindjes” së drurit Pinok nga fshatari.
Diskutimet mbi dualizmin në PD i bënin mirë Bashës, por edhe mund ta dëmtonin tek Berisha. Nga rreziku që ndjente, Basha nuk e hoqi asnjëherë kostumin e kukullës për të veshur kostumin e liderit real dhe zyrtar të PD-së.
Sepse për të, ashtu si dhe sot për shumë mbështetës të Berishës, ai mbetet lideri historik me kontribute që nuk mund të largohet asnjëherë nga PD-ja, nga parlamenti apo nga politika!
Por sot, protagonizmi i Berishës edhe pse është në arrest shtëpie, vazhdon të dëmtojë autoritetin e Bashës brënda familjes së madhe të demokratëve.
Fryma e re, mënyra e re e të bërit politikë, shpresa për një alternativë reale pushteti, duhej ta bënte Bashën të gjallë, e jo të faktorizonte Berishën, duke fjetur, duke dhënë kinse dorëheqje, dukecu zhdukur e më pas duke u rikthyer përsëri si një kukull e vjetër.
Basha ende nuk e ka shprehur (nqs nuk e ka kuptuar akoma më keq), se Berisha e kishte “prodhuar” për ta përdorur si kukull per atë rol që i kishte dhënë.
Për tu bëre lidër duhen disa cilësi që Bashës edhe mund të mos i mungojnë. Por më parë, ai duhej t’ia bëjë të ditur gjithë demokratëve dhe shqiptarëve distancimin nga Berisha dhe “berishizmi” dhe jo të shprehë vetëm keqardhje për të.
Basha duhet t’iu bëjë me dije shqiptarëve me veprime dhe aksione konkrete se është kundër berishizmit, por që e imiton në Partinë ekonomike Demokratike zyrtare, për fat të keq!