“Kujdes,ka gjak në duart tuaja”/ Hakerat iranianë (të Saliut) lajmërojnë skandale të tmerrshme…

0

Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” ka sulmuar sërish kanalet e komunikimit të kryeministrit Edi Rama.

Në dokumentin e publikuar në rrjetin e tyre në aplikacionin “Telegram”, hakerat deklarojnë se kanë arritur të hakojnë postën e elektronike të Ramës, teksa kanë publikuar disa ‘foldera (dosje)’ me emrat: Baftjar Zeqaj, Eduart Ndreca, Alban Xhelili, Alfred Rushaj, Benet Beci, Bardhyl Çollaku, Erion Braçe, Xhemal Qefalia, Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafaj.

Krahas dosjeve me dokumentave, grupi i hackerave kanë lëshuar edhe një mesazh, për ata që e cilësojnë në kujtim të martirëve të luftës.

Kushdo që derdh gjak njeriu, gjaku i tyre do të derdhet nga njerëzit! O avokatët e Djallit, ka gjak në duar tuaja. Kujdes!,”-shkruhet në mesazhin e shpërndarë.

Kjo nuk është hera e parë që publikojnë të dhënat e kryeministrit Edi Rama. Më herët kanë nxjerrë të gjitha të dhënat e tij të TIMS, por edhe një foto me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, të dy me nga një shënjestër të kuqe në kokë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu