Kreu i SPAK Altin Dumani dorëzohet/ Inceneratorët që vjedhin për punë të pa bëra, thotë është vështirë për t’u provuar!

0

Ashtu si Arben Kraja, edhe Altin Dumani nuk po lë gjurmë në funksionimin e drejtësisë dhe dënimin e zyrtarëve të lartë. Dosjet e inceneratorëve janë dorëzuar me kohë në SPAK, në terren është faktuar se inceneratorët nuk e kryejnë siç duhet punën e tyre e madje në kontarta është evidentuar një abuzim me paranë publike nga kompani fantazmë. Firmat e zyrtarëve të përfshirë janë në fund të çdo flete, dhe prapëseprapë Altin Dumani kërkon ende prova.

Kur vjen puna te dënimi i doganierëve që marrin 20 euro, i policëve që joshen nga 10 mijë lekshi apo i sekserëve të vegjël, SPAK lëshon mbi ta gjithë arsenalin e mundshëm të Kodit Penal për t’i dënuar. Mirëpo për të hetuar barazinë në tendera dhe shpërdorimin e detyrës së zyrtarëve të lartë, për Dumanin është një gjë shumë e vështitrë.

“Krimi i jakës së bardhë, barazia në tendera publikë apo shpërdorimi i detyrës janë çështje penale shumë të vështira për t’u provuar,” u përgjigj Dumani kur u pyet se nëse kishte ndonjë arsye pse prej 4 vitesh nuk përfundonin hetimet për 3 inceneratorët.

Lefter Koka dhe Alqi Bllako përfituan dënim të shkurtuar dhe në bazë të ecurisë gjyqësore mund të përfitojnë edhe lirinë nëse drejtësia e re vijon me avazet e vjetra. Po ashtu në SPAK është emri i Olta Xhaçkës, Ilir Beqajt, Fatmir Mediu, Bardhyl Kollçakut, Blendi Gonxhja dhe zyrtarëve të tjerë që akuzohen për shpërdorim detyre por që SPAK ka ndenjur deri më tani gojëkyçur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu