Kreshnik Spahiu mesazh Sali Berishës: Anëtarësohem në “Foltore” nëse publikon video seksuale ose korruptive për Yuri Kim

0

Analisti Kreshnik Spahiu në një intervistë televizive ka komentuar fatin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i shpallur non-grada nga Amerika dhe sëfundmi ndaj Britania e Madhe.

“Nuk mund të dalë Berisha dhe të mbrohet me intriga duke thënë që kam video për aferat seksuale të ambasadores amerikane, apo kam prova për korrupsion të ambasadorit anglez. Unë e kuptoj që kjo është një përplasje shumë e madhe dhe ngjall reaksion, mërzitje, gjaknxehje, por me një eksperiencë prej dekadash në politikë duhet të ketë një mbrojtje dinjitoze dhe me prova. Unë do të isha i gatshëm të rreshtohesha dhe të vija në Foltore nëse shihja një provë sot që ambasadori britanik është i korruptuar,” – u shpreh Spahiu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu