Kreshnik Hajdari duhet të lërë menjëherë mandatin, duhet të ishte në burg

0

Ish kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Lefter Maliqi tha se kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duhet të tregonte se është dënuar për kalim të paligjshëm kufiri.

Ai u shpreh se ligji i dekriminalizimit është i pakthyeshëm dhe se Hajdari duhet lënë automatikisht mandatin duke u dënuar minimalisht 6 muaj burg.

“Hajdari duhet të thoshte se është dënuar për kalim të paligjshëm kufiri. Ai nuk e ka thënë këtë dhe për këtë duhet të lërë mandatin sikurse e ka lënë ky Kajmaku këtu apo ai i Shkodrës dhe Roshi. Ligji i dekriminalizimit është i pakthyeshëm dhe duhet lënë automatikisht mandat, duke u dënuar minimalisht 6 muaj burg.

SPAK jo vetëm që duhet ta kishte marrë të pandehur, por duhet të ishte në burg. SPAK deri tani është në heshtje. Me gjithë këto prova dhe fakte, vetëm pse është mafia dhe oligarkia, nuk vepron drejtësia. Çështjen do ta çoj në Strasburg”, tha Maliqi për “Ora News”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu