Korrupsionin do na e luftoka Ndrangheta!

0

Shkruan Basir Çollaku

Telenovela e djallëzuar socialiste për një rezolutë në Kuvend, sikur po u pikon zemra për sundimin e ligjit, për të luftuar medemek korrupsionin, është një masakër në atë sallë të kthyer në stallë.

Meqë kanë këtë sevda hipokrite për paratë publike, të ftojnë Prokurorinë, të nisë hetime për dy qokat e dhjetë ditëve të fundit, mitingjet e Ramës në Greqi dhe Itali, një administratë shëtitëse për të mbushur sallë-stallat jashtë vendit.

Ecim

Këta gënjejnë shejtanin duke shpresuar se Zoti nuk ekziston.

Janë zhytur me ortakëri nëpër banda trafiqesh, e flasin për korrupsion. Janë ideues, garantues e mbrojtës të pastrimit të parave e flasin për korrupsion. Janë llumëzuar ne kokainë e flasin për korrupsion. Kanë plaçkitur çdo metër pronë publike e lotojnë për korrupsion.

Olsi Rama është rikthyer në hetim për përfshirje në dosjen e kokainës së laboratorit të Xibrakës, e vëlla Edi cicëron për antikorrupsion. Agron Geron Xhafa vëllai i ministër Fatmirit është dënuar për trafik ndërkombëtar heroinë e krahë qafi diktatorit na jep llogje antikorrupsioni.

Njëlloj si paraardhës Tahiri në trafikun ndërkombëtar të drogës. Kodheli e mbrojtjes e harruar, ku historia e radarëve ka kapituj të cilat duhet ti shohë SPAK.

Taulant Balla me status të pasqaruar ligjor për Toyota Yaris, apo përgjimet e zhdukura në vrasjet e Elbasanit në vitin 2016, për raportet me të superkërkuarin Suel Çela, qurravitet për antikorrupsion.

Damiani i gurusë indian, e lejes së naftës në lagje ruse, i hec-teceve rrotull Charles, e tërmeti vjedhjeve elektorale, hukat për luftë kundër korrupsionit. Ulusiu 184, shumë dosjeve e aspak hetimeve rend e lyp ligj, pasi i kërcet kallashi në burgjet e sigurisë së lartë, pa na thënë si merret aq badihava toka buzë liqenit të Tiranës, e pa hyrë në histori bregdeti në Durrës.

Olta Strategjike me tendera e mbrojtjes e marrëveshjen e detit. Elisa e doganave me histori milaneze, kujdestarja elektorale e zgjedhjeve në Shkodër me shtab Pëllumb Gjokën e Bajrët rrufit ide antikorruptive.

Beqja i ilaçeve e koncesioneve, Ahmetaj për vilat e të dashurave, Bllako, Subashi, Sako, Dako, e Koka të inceneratorëve, antikorruptivët shfarosës të parasë publike. Agaçi hija e zezë e reformës, miku gjeneralit të arrestuar italian, mesazhet e të cilit i dhanë Becchettit 150 milionë euro, gaditësi i 17 vendimeve për inceneratorët, korrupsion e ligj shkelje me tonelata.

Klotilda e ligjeve me bashkëshortin ortak që duhet të sqarojë transaksionet me kompanitë e Bashkisë, të drejtorëve të arrestuar.

Eglantina me vëllanë kreu i ILD, Ermonela Felaj me 5 anëtar të familjes në Prokurorinë e Tiranës, antikorrupsioni i kulluar. Etilda e drejtësisë e takimeve me Charlin e FBI, ekstraduesja nxituar e Nazer Seitit, që u hetua si paligjshmëri, e financierit të Habilajve të drogës, pa harruar skedinat familjare sportive në një video urbane.

Erion Bashkia që i bëri të 99-at Bashkisë me qindra milionë euro, ku pastrimi parave është një mini dosje për të. Ky është zuzarllëk që Reformën në Drejtësi rreken të na e shesin si mrekulli, kur duhen mbi 10 vjet për një çështje. Ku ka prokurorë e gjyqtarë të dënuar e dëbuar në sistem.

Ku kushërinjtë kanë pushtuar drejtësinë nga Kushtetuesja te Magjistratura, për ta bërë qershi me Manekun tre mbiemërsh, Ina Ramën me ca pasuri Bodini të pathëna, Sadushin në Gjykatë të Lartë, e bashkëshortja në Apel, e juristja e Ramës në Kushtetuese.

Lërini dënglat. Kjo është Mafia që kontrollon, qeveri, drejtësi, ekonomi, media. Pa hyrë te Sky Encro ku është më shumë se gjysma e qeverisë e Parlamentit. Lërini dënglat. Këtu s’ka antikorrupsion këtu ka MAFIA. Ndrangheta do na luftoka korrupsionin. Ky është një episod. Çdo qeveritar e deputet, bashkiak, e funksionar drejtësie, është kandidat për 41 bis…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu