Koplotet historike ndaj Pëllazgo-iliro-arbërorëve – kombit shqiptarë

0

Shkruan Ndoj Mhilli

Dihet se Perandoria Osmane gjuhën shqipe si asnjë gjuhë tjetër të asaj perandorie e pati “dënuar” me vdekje. Më pas gjuhën shqipe si asnjë gjuhë tjetër e dënoj me vdekje kisha ortodokse, Greqia, Serbia dhe Rusia. Sigurisht kjo luftë e pa shembullt në analet e historisë botërore ka pasur si qëllim prapambetjen, spastrimin etnik dhe zhbirjen e shqiptarëve dhe çdo gjëje që fliste shqip. Kushdo që luftoj që të mbante të gjallë gjuhën shqipe në Jug të Shqipërisë dhe në të gjithë Greqinë, arvanitasit, u përndoqën, vranë dhe masakruan herë nga Perandoria Osmane e herë nga Kisha Ortodokse greke, e cila i helmoj, vrau e masakroj me dhjetra shqiptarë. Dihet se gjithë udhëheqësit e Revolucionit të ashtëquajtur Grekë, që në fakt duhet të quhet Arvanitas, u përndoqën, vranë në pabesi dhe burgosën.  Në parlamentin e parë Grek/Arvanitas flitje shqip. Mirëpo gjurmët e 80% të popullsisë arvanitase, sipas historianëve të kohës, dhe shqipes u eleminuan, spastruan dhe zhdukën me fanatizëm nga greko-sllavët – Patriarkana ruso-greke.

Sigurisht, ndoshta kjo luftë e pashoqe ndaj çdo gjëje që flet shqip, si pjesë e një komploti më të madhë dhe të heshtur botërorë kundër Pëllazgo-iliro-shqiptarëve, i cili gjykoj se i ka rrënjët që te Perandoria Romake, dhe më herët në histori, rënia e Trojës.

Kësisoj, siç cekëm më herët, shqiptarët duhet te dinë se komplotet ndaj tyre janë të hershme, më së paku e kanë gjenezën që nga fshirja e gjurmëve historike të etruskëve dhe mohimit të gjuhës zyrtare të perandorisë Romake etruskishtes, që u jetësuan nga Jul Cezari dhe Cicëroni në dy shekujt e fundit ekzistencë së asaj perandorie, familjeve pëllazgo-ilire që ndërtuan Romën në vitin 753 para Krishtit, deri në ditët e sotme.

Në këtë kontekst historiani i njohur Italian, profesor në Universitetin e La Sapienca, Leonardo Sperduti kur shtron pyetjen a ka eksistuar gjuha latine, ai thotë se latinishtja nuk ka ekzistuar, ata thjeshtë na kanë mashtruar, sepse në të vërtet ka ekzituar eturskishtja. Ndërkaq, ai shton se Roma dhe romakët nuk flisnin latinisht, por etruskisht. Po kështu dhe historian të antikitetit pohojnë se Roma në gjenezën e saj nuk ishte asgjë tjetër përpos se një qytezë Etrukse, pra pëllazgo-ilire.

Sperduti në bashkëpunim me një nga njohësit më të mëdhenjë në botë të epigrafisë Enriko Beneli se nga shekulli VII-të para Krishtit deri në shekullin e III-të pas Krishtit janë gjetur 13 mijë shkrime etruske për ballë 26 shkrimeve latine. Sipas Sperdutit latinishtja ishte e panjohur deri në shekullin e III-të pas Krishtit. Pra që nga themelimi i Perandorisë Romake në vitin 753 para Krishtit nga Romuli, Roma fliste etruskisht. Latinishtja lindi is gjuhë e literaturës në epokën e Jul Cezarit dhe Ciceronit. Sipas tij, por edhe sipas meje, ajo është një gjuhë e shpikur. Mirëpo pyetja që lind vetiu është pse u shpik ajo ? Sigurisht për të fshehur gjurmët etruske, pra pëllazgo-ilire të asaj perandorie. Në këtë vazhdë vlenë edhe argumenti se nuk ishte rastësorë fakti që i vetmi popull brenda perandorisë Romake që kishte të drejtë të bëhej perandor ishin Ilirët. Gjë që nuk është rastësi e as dhuratë dashamirësie nga dikush, por njohje gjaku dhe rrace. Në këtë botë çdo gjë mund të të dhurojnë përveç pushetit. Pushtetin nuk ta dhuronë askush, ai merret, rrëmbehet ose fitohet. Kjo sigurisht për faktin dhe të vërtetën e madhe se etruskët ishin pëllazgo-ilirë, të ikur me shumë gjasa nga Troja pas rënies së saj.

Ndërkohë, Sperduti thekson se, shumë familje të fuqishme romake si, Vibanët, Spurinët etj., ishhin familje me orogjinë etruske. Këtë të vërtetë drejtuesi i muzeut është munduar ta fshehë me mjeshtëri, thotë Sperduti. Pernadoria Romke gjatë 400 viteve të ekzistencë së saj ka prodhuar vetëm 26 shkrime latine, kurse nga ana tjetër ajo ka prodhuar 13 mijë shkrime etruske. Po ashtu ai nënvizon se gjuha e folur latine nuk ka fare lidhje me gjuhën e shkruar. Atëherë pyetja që lind natyrshëm është cila gjuhë është folur në atë perandori? Latinishtja me 26 shkrime apo etruskishtja me 13 mijë shkrime.

Kësisoj mos mendoni se zhdukja e gjuhës etruske, zhdukja e çdo gjurme të shkruar të lashtë të shqipes, dënimi i saj me vdekje nga Perandoria Osmane dhe kisha orthodokse greko-sllave, është rastësi.

Ndërkohëë, mos mendoni se është rastësi zhdukja e çdo gjurme pëllazgo-ilire në Iliadën e Homerit, e cila nuk është shkruar kurrë në greqisht dhe nuk ka kurrfarë lidhje me atë gjuhë, përvç lidhjes së bijësisë që ka pëllazgjishtja me një fisë tjetër të vogël pëllazg – helenët. Fjala grekë ndërkaq, nuk përmendet askund në Iljadën e Homerit. Sidoqoftë vetë titulli veprës felt shumë: Ilion – hylli jonë, Hylliri, Iliri. Pra ajo flet për luftën mes fiseve ilire, dardanëve dhe fiseve të tjera pëllazgo-ilire. Ky mashtrim historik Bavarezë dhe latinë dhe zhdukje e çdo gjëje shqiptare është shtrirë kudo në kinematografi, në shkencë dhe në letërsi. Bota sot e njeh Akilin si grekë, mirëpo e vërteta është se ai ishte Ilirë, më saktë epiriot, çamë.

Ndërkaq, kemi një prirje të tmerrshme në arkeologji që të fshihet, mohohet e zhduket çdo gjurmë arekologjike që flet pëllazgo-ilirisht. Besoj e dini të gjithë se çdo objekt arkeologjik në Shqipëri emërohet i periudhës helenistike, greko-romake etj., mirëpo asnjëherë nuk përmendet fjala pëllazgo-ilirik a thua se nuk ka pasur kurrë kulturë dhe qytetrim pëlllazgo-ilirë. Shteti dhe qyetrimi më i zhvilluar i lashtësisë që njohim ne përveç Mesopotamisë, Egjiptit është ai Trojanë, dhe ai i Popijve të Detit, në perëndim, që shpikën fenikishten dhe krijuan qytetrimin mikenas. Emnrat fenikas skanë kurrfarë lidhje me ato grekë përveçse me ato Ilirë. Mjafton të krahasohen emrat dhe kjo kuptohet lehtësisht. Sidoqoftë qytetrimi helenë/grek në atë kohë nuk ekzistontë, sepse helenët ishin një fis i vogël pëllazgo-ilirë.

Një komplot tjetër kundër nesh është edhe mohimi i origjinës pëllazgo-ilire të fenikasve dhe Popujve të Detit – Qytetrimit Mikenas, i cili ishte produkt i atyre popujve. Mos vallë mendoni se dhe kjo është rastësore? Sigurisht që jo ajo është strategji e thukët për zhdukjen dhe eleminimin e çdo gjëje që flet pëllazgo-ilirisht, shqip. Kjo strategji është ndërkombëtare, përveçse Serbo-Greke. Nga kjo kuptohet se kemi të bëjmë me një komplot të madh botërore ndaj çdo gjëje që çon tek e vërteta, pëllazgo-ilirët dhe gjuha shqipe. Duke farkëtuar kësioj një histori të pavërtetë dhe të rreme njerëzimit.

Lidhja logjike na çonë edhe te lindja e islamit dhe Kalifatit, në të njëjtën periudhë, qëllimi kryesorë i të cilit ishte dobësimi dhe rrëzimi i Perandorisë Romake. Mirëpo pyetja që më bie ndërmend është kush e themeloj islamin dhe më vonë Kalifatin po të jeni inteligjent dhe të shihni përputhjen e jashtëzakonshme të Kuranit, Torahut dhe Beslidhjes së Vjetër nuk është shumë e vështirë ta hamendësoni. Sidoqoftë një gjë është e sigurtë edhe ata kanë gjak pëllzagjik në venat e tyre.

Nga sa u tha, si dhe argumente dhe ato që kumton Petro Zhej në veprën e tij, më bindin se ata që u dënuan në kullën e Babelit nga Perëndia, ishin Pëllazgët. Dënimi i tyre ishte përçarja, mosmarrëveshja, shkapërndarja dhe mos kuptimio mes tyre. Karakteristikë që mjerisht e trashëgojmë ne shqiptarët sot e gjithë ditën si asnjë popull tjetër, përveç edhe italianëve që për hirë të së vërtetës janë pëllazgo-ilirë – etruskë etj. Po kaq i çuditshëm është edhe fakti se përse gjuha latine u bë pjesë e dogmës së Kishës Katolike, në dëm të etruskishtes. Ajo dhe sot në themel të saj ka latinishten, të cilën e sheh si gjuhën e komunikimit me Zotin. Mirëpo a mundë të jetë një gjuhë e shpikur për të zhdukë çdo gjë pëllazgo-iliro-shqiptare, gjuha e Zotit?! Sigurisht që jo. Ajo thjesht u fut si dogmë për të mbartur dhe përçuar pushtetin nga elitat sunduese të asajë kohe, që shpikën një gjuhë mekanike, latinishten. Fakt që çoj edhe në mos përdorimin e saj – vdekjen e kësaj gjuhe. Mjerisht edhe këtu rezulton edhe një dorë pëllazhgo-ilire – etruske. Megjithatë me shumë gjasa kjo gjuhë u shpik nga elitat për mbajtjen dhe ngurtëzimin e pushtetit në duart e tyre, por edhe si një kod komunikimi i pakuptueshëm për masat, popujt. Kjo si për çudi është realizuar nga familje me orogjinë të pastërt etruske, të cilët detyruan të largoheshin në ekzil disa familje të mëdha etruske nga Roma.

Konkluzioni që del nga sa u tha është se ne shqiptarët duhet të ndalojmë të shesim interest tona kombëtare dhe rrënojmë vetveten. Gjithashtu nga sa u tha kuptohet që pëllazgo-ilirishtja, pasardhësja e saj shqipja, janë sulmuar për t’u zhdukur që nga Jul Cezari e këndej. Siguirsht që kjo luftë e lashtë për ta fshehur, zhdukur, vjedhur çdo gjë që flet pëllazgo-ilirisht-shqip nuk është rastësore, por qëllimore dhe strategjike nga disa elita të fuqishme të kësaj bote. Nga kjo analizë më del se edhe etiketat fe, ndarjet në disa fe, janë kapur, drejtuar dhe krijuar po nga ato. Sigurisht kjo e gjitha për lojën e pushtetit.

Nga kjo koherencë veprimesh të vazhdueshme kundër gjuhës shqipe – pëllazgo-ilirëve, që nga Perandoria Romake te ajo Osmane, vetiu vjen ndërmend pyetja mos vallë të gjitha perandoritë janë krijuar nga e njëjta dorë, nga e njëjta elitë dhe ne thjeshtë jemi peng dhe skllevër të tyre?!! Analiza çonë te kjo logjikë, e cila do shumë mund të provohet me dokumente të shkruara. Sidoqoftë dihet se Muhamedi ka jetuar dhe ushtruar veprimtarinë e tij në një nga qytetet e mëdha romake të lindjes në Petra. Aktiviteti i të cilit lindi pikërisht pas koncilit të Nikeas, kryesimin e të cilit e mori perandori Ilirë, Konstatndini i Madh. Gjë që solli edhe përplasje dhe përqarje mes tre rrymave që zotëronin në atë kohë, atyre që e besonin si Zot dhe birin e Zotit, Jezusin – të krishterët, atyre që e besonin si profet, – sot islami. Për mua, dhe në të vërtetë, islami nuk është asgjë tjetër përveçse skizma e parë e madhe e Nikeas – krishtërimit, pra ndajra e parë e madhe nga krishtërimi është islami dhe më pas vinë ortodoksizmi dhe protostanizmi. Këtë bindje ma përforcon edhe më shumë fakti se në Kuran flitet shumë herë për isainë/Jezusin apo Mejremen/Marinë, si dhe fakti se në ditën e fundit të botës, Kjametit, islami pret të vijë sikurse krishtërimi, Jezusin, Isainë apo Mesinë – versioni Hebre.

Në këto rrethana shqiptarë të dashur mos lejoni që pas fesë dhe feve të fshihet djalli dhe djajtë  që ju shqyejnë e masakrojnë si hjena për 6 shekuj pa pra e pa kurrfarë mëshire njerëzore. Në të kundërt kurdoherë do të bëheni ushqim, kurban për pangopësinë e tyre shekullore, siç po bëhen palestinezët, të cilët i futën në luftë dhe i masakruan pikërisht klasa e tyre politike – interest e palëve të treta, që në të vërtetë nuk kanë kurrfarë lidhje me interest e tyre kombëtare. Me pakë fjalë u bën mish për top, thjesht për të shmangur vëmendjen e perëndimit tek lufta Rusi-Ukrainë.

Në këtë strategji kundër shqiptare futet edhe mohimi i origjinës Ilire të Aleksandrit të Madh. Kinematografia botërore jo rastësisht por qëllimisht ka heshtur ndaj kësaj origjine dhe ndaj përkatësisë së fislit të Maqedonëve, të cilët ishin pëllazgi-ilirë sikurse Dardanët, Albanët etj., Madje ndaj këtij fakti ka heshtur edhe akademia dhe gjithë struktura akademike dhe universitare shqiptare, deri në momentin që studiuesja italiane Lucia Nadni foli dhe zbuloj dokumente historike, ku ai u drejtohej Arjanëve, Shkodrës si farë e fisit të tij. Sidoqoftë, pavarësisht këtij fakti, bota heshtë, po ashtu kinematografia botërore, po ashtu edhe ajo shqiptare e cila nuk merr guximin të bëjë një filëm për të.

Le të kthehemi te heroi jonë kombëtare Gjergj Kastrioti, të cilin e njeh dhe pranon gjithë bota perëndimore si një nga gjeneralët më të mëdhenj që ka njohur historia e njerëzimit. Ata e njohin dhe pranojnë si mbrojtësin e krishtërimit dhe përendimit, Evropës.  Megjithatë  nga ana tjetër kinematografia perëndimore ka bërë me qindra filma për qindra personazhe historike, mirëpo si për çudi ata s’kanë bërë një filëm të vetëm për njërin nga strategët më të mëdhenjë që ka njhohur njerëzimi?! Mos mendoni se kjo është rastësore. Falangat kundër shqiptare në botën sllave dhe greke sigurisht që kanë ndikuar edhe në këtë fakt, si pjesë e strategjisë së zhdukjes së çdo gjëje që flet shqip.

II Komplotet historike ndaj vetvetes

Edhe më i çuditshëm është fakti se përse në tekstet shkollore dhe në tekstet e historiografisë sonë apo në studimet e akademikëve nuk përmendet askund fjala genocidet otomane, serbe dhe greke ndaj shqiptarëve? Mos vallë ndonjë injorant mendon se është rastësi?????!!!!! Në fakt është e projektuar dhe kjo dëshmon se e gjithë sturktura shtetërore dhe akademike shqiptare funksionon dhe gjallnon si mbeturinë e tradhëtisë kombëtare. Në rastin më të mire kanë heshtur në gjallnimin në zgrip mbi tradhëtinë kombëtare. Nga ana tjetër, besoj e dini të gjithë se, kinematografia jonë  nuk paraqet asnjëherë masakrat e bëra kundër shqiptarëve nga Perandoria Osmane, Greqia dhe Serbia. Serbia ka stisë me qindra filma që flasin për masakra e krime kundër njerëzimit që gjoja kanë bërë shqiptarët e Dardanisë mbi ta. Mirëpo çuditërisht kinematografia jonë dhe ajo Kosovare nuk ka qoftë  një filëm a dokumentarë të vetëm që pasqyron me vërtetësi, flet me detaje për krimet, masakrat dhe genocidin e bëra mbi shqipatët në luftën e Kosovës pa pasur kurrëfaë nevoje për stisje por vetëm që të përçohet e vërteta tek brezat pasardhës. Ata i stisin, mashtrojnë dhe gënjejnë nëpërmejt kinematografisë së tyre, ndërsa ne shqiptarët nuk bëjmë filma e dokumentare ku të ruhen e pasqyrohen me vërtetësi krimet çnjerëzore sllave të bëra mbi shqiptarë. Natyrshëm lind pyeja po përse? Mos vallë kjo është rastësore?! Sigurisht që as nuk është rastësore as e pa mirëmenduar nga dora sllave që flet shqip në kinematografinë dhe në të gjitha strukturat tona shtetërore, universitare, akademike dhe kulturore. Shqiptarë të dashur hapni sytë, sepse kjo bëhet me qëllim që të na zhdukin kujtesën historike, rrezistencën kombëtare dhe zhdukjen e çdo gjëje që ne mund të na bashkojnë në një unitet të pathyeshëm. Kush më shumë mund ta ngre moralin e një populli, kush më shumë mund ta sendërtojë më shumë nacionalizmin dhe atdhedashurinë e një populli se sa kinematografia, letërsia, historia arti dhe kultura. Me pak fjalë ata po para përgatisin masakrën e radhës, sepse kur ka përpjekje për të fsheh krimet dhe të vërtetën, atëherë qëllimi i kriminelit është përsëritja e vrasjeve dhe krimeve.

Kjo sigurisht bëhet me qëllim zhdukjen e vetëdijes kombëtare dhe sidomos futjene e armiqëve shekullore në shëtpinë e çdo shqiptari. Një popull i informuar, i ditur dhe i ndërgjegjësuar për genociduesit dhe masakruesit e tij shekullorë, kurdoherë do të ngre krye kundër tyre dhe do t’i shpartallojë ata. Mirëpo, krejtë e kundërta një popull i paditur, i painformuar për armiqtë e tij dhe genocidet, spastrimet etnike  që ato kanë bërë mbi të, kurdoherë do të jetë pre e grabitqarëve çakej të tij.

Nga ana tjetër a e dini ju Shqipëtar se Kushetuta e Shqipërisë nuk përmend askund fjalën tradhëti kombëtare? E dini ju se Shqipëria është i vetmi vend së bashku me Kosovën që nuk ka ligjë që dënon tradhëtinë kombëtare dhe spijunazhin kundër shqiptarë? E dini ju Shqiptarë se ne nuk kemi një strategji kombëatre kundër terrorizmit ekonomik? Mos vallë ndokush mendon se këto janë rastësore??!!!! Sigurisht që jo dhe këto bëhen të gjitha nga shqipo që flasin shqip e shesin, Zot, fe e atdhe të armiqtë më të egër të shqiptarëve ndër shekuj, Turq, Serb, Grekë, Rusë, Arab dhe te ndonjë vend perendimore që ka të njëjtat interesa me ta.

Në këto rrethana meqenëse Kryeministrit tonë z. Edi Rama i pëlqen dhe rreket ta vesh petkun kombëtarë, i bëj thirje të hartojë një orë e më parë ligjin për tradhëti kombëtare apo ta përfshi në Kodin Penal tradhëtinë kombëtare, nëse me të vërtetë është atdhetarë dhe shqiparë i vërtetë. Ky ligjë dhe hartimi i strategjisë kombëtare për terrorismin ekonomik është jetik për vendin tonë. Shqipëria gjatë këtyre 34 viteve është sulmuar nga vende armike të Shqipërisë fuqishëm në sektorët më jetik të zhvillimit ekonomik të vendit, që me miratimin e ligjit 75001 e deri te rrënimi i bujqësisë shqiptare, industrisë minerale dhe gjthë shtyllës kurrizore ekonomike nga kjo kasta politike neo fashisto-komuniste anti shqiptare, që flet shqip por vepron serbisht, greqisht, turqisht, rusisht dhe arabisht, madje për turpin e tyre nuk ikin të zhduken nga sytë-këmbët, por përkundrazi luftojnë që ta tej zgjasin rrënimin kombëtar. Ajo mendon e vepron në çdo gjuhë tjetër përveç asaj shqip. Rrënimi i të gjithë sektorve ekonomik dhe shpartallimi i ushtrisë shqiptare nuk janë rastësore, ato janë të derigjuara dhe urdhëruara nga fuqi kundër shqiptare dhe të jetësuara nga kasta politike shqiptare. Kjo është aq e vërtetë sa çështë drita e diellit. Mirëpo shërbimet tona sekrete por edhe ato të SHBA dhe Evropës si për çudi kanë heshtur.

Pikërisht te kjo strategji anti shqiptare futet edhe lufta civile e vitit 1997, e cila erdhi si rezultat i skemave piramidale, sigurisht të ideuara dhe orkestruara nga një dorë e jashtme dhe anti shqiptare. Mirëpo si për çudi edhe për këtë tragjedi shërbiemt tona sekrete nuk patën informacion, e po ashtu edhe ato të partnerëve perëndimorë. Mos vallë ndokush nga ju e beson këtë? Sigurisht që shërbimet përendimore kanë pasur informacion dhe e kanë po të duan tua shfaqin të vërtetën Shqiptarëve që si kanibal masakruan sho-shojnë.

Para disa vitesh në protestën e studenëtve iu pata thënë në një takim me student në Shkodër a ju ka mësuar kush ta doni atdhenë, kombin? – Ata u përgjigjën jo. E di iu thash se as mua nuk më ka mësuar njeri. Mirëpo mua më ka mësuar në heshtje e pa zhurëm, si shumë shqiptarëve të tjerë,  Fishta në vargjet e Lahutës së Malësisë dhe Naimi te Bagëti e Bujqësi. Mendoni se kjo është rastësore o shqiptarë të dashur që ende e ndjeni veten shqiptarë, se shumë të tjerë e ndjejnë dhe veprojnë sikur të ishin pushtues Anadolli, Serbie dhe Greqie?!!! Sigurisht që jo, kjo është strategji e pastër shekullore që jetësohet çdo ditë nga duar të jashtme anti shqiptare, të cilat kanë shtënë në dorë klasën politike, ekonomike, akademike, klerikale, në të vërtetë të gjithë strukturën shtetërore shqiptare. Historia e njerëzimit ka dëshmuar dhe dëshmon se nëse nuk sulmon do të pësosh, qëndrimi në pozicion mbrojtës i kombit tonë për shekuj me radhë është qëndrimi i një çalamani të vorfër që pret se kur do t’i vihet qafa në gijotinë. Koha është që ne të ndryshojmë qasje kombëtare dhe sëpari të zhbimë një orë e më parë veglat tradhëtare anti shqiptare brenda nesh. Të cilët janë aq të shumtë në numër sa ç’është e gjithë struktura shtetërore shqiptare andej e këndej kufirit, mjerisht.

Ndërkaq, nuk duhet të lihet pa përmendur lufta e përgjakshme, lufta civile  mes shqiptarëve gjatë periudhës komuniste. Partizanët në të gjithë shqipërinë  por sidomos në Malësitë e Veriut, Malësi e Madhe, Dukagjinë, Mirditë etj., shkatuan gjakderdhje, vrasje dhunë dhe masakra që as nazi-fashistët nuk i kishin pushtuar apo masakruar me atë llojë egërsie dhe barbarie. Dedë Gjoni, Bajraktari i Këlemdnit u dogj për së gjalli në sy të fëijëve, nënës dhe gjithë familjarëve dhe fshatit, të tjerë u varrosën për së gjalli, ndërsa disa të tjerëve u nxorën sytë për së gjalli dhe i lanë të vdisnin në mënyrë të tmerrshme, për gazep.. Më pak fjalë partizanët nën udhzimet e Serbisë masakraun të gjitha familjet dhe fiset që ndër shekuj kishin bërë rezistencë ndaj ushtrive Osmane, Serbe dhe Malazese.

Gëzuar festën e Pavarsisë të gjithë shqiptarëve të vertetë dhe vullnetmirë, se për atë të çlirimit që shkatoj gjakderdhje të pashoqe ndaj shqiptarëve nuk  mund të kemë asnjë urim, përveçse nëse mohoj të vërtetën dhe gjakun e gjithë atyre që u vranë nga dorë shqiptare në mënyrë të padrejtë dhe të tmerrshme. Apo mos o zot nëse mohoj dorën gjakatare serbomadhe, e cila shkaktojë ato tragjedi, sidomos ndaj nacionalistëve, shqiptarëve të vërtetë, që nga Malësia e Veriut deri në Dardani e gjetiu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu