Kontributi i Profesor Dritan Selhani-Solfexhi, matematika ose abetarja e muzikës!

0
Shkruan Qamil Gjyrezi
Solfexhi ose teoria e muzikës është një lëndë shumë e rëndësishme për lojën, krijimtarinë dhe edukimin muzikorë. Në shkollën artistike P Jakova ka shumë teoritikë të muzikës që e kanë dhënë këtë lëndë në 60 vite dhe njëri prej tyre është prof. Dritan Selhani që e jep këtë lëndë, tenton ti japë një dimension të ri në ditët e sotme. Dritan Selhani ka mbaruar Akaeminë e arteve në degën e kompozicionit me kompozitorin e njohur shkodranë Tish Daija, por gjatë 20 viteve ai ka mësuar disa breza muzikantësh në Shkollën Prenkë Jakova në lëndën e solfexhit që është buka ushqimi i një muzikanti për ta luajtur, kënduar, krijuar mësuar muzikën.
Gjatë këtyre viteve ai është përpjekur që të mësojë nxënësve këtë lëndë me përkushtim dhe profesionalizëm. Me një qetësi personale dhe profesionalizëm ai ka arritur që krahas njohurive të marra nga shkolla kombëtare dhe botërore, të përdori dhe të kërkojë metoda të reja për të ndikuar pozitivisht në mësimin e kësja lënde. Mësusesi që e jep këtë lëndë duhet të ketë formim shumë të mirë muzikorë, përqendrim dhe mbi të gjitha durim dhe kreativitet, mbasi fëmijët kanë aftësi të caktuara muzikore dhe intelektuale dhe duhet që mësuesi i kësaj lënde të jetë i qartë dhe të përdori metoda dhe metodologji të cilat ndikojnë tek mësim dhënia.
Dritan Selhani i ka të gjitha këta të dhëna për ta transmetuar këtë dije, lëndë që e quajta matematika ose abetarja e muzikës. Nota muzikore janë simbole që kanë të bëjnë me matematiën dhe fizikën, ritmi, thyesat lartësia tingullit por janë edhe shkronja në planin gjuhësorë që duhet të transmetohen me kujdes tek fëmijët. Dritani ka punuar për të krijuar disa metoda solfexhi për klasat që nga fillestarët deri në klasën e 9-të. Sot mjetet në botën dixhitale kanë ndryshuar dhe duhet të përdoren në mësimin e kësaj lënde. Mbi të gjitha mësuesi duhet të jetë edhe psikolog të kuptojë ndjenjat dhe emocionet të fëmijëve mbasi ndikon tek të mësuarit e kësaj lënde.
Dritani i ka të gjitha këta aftësi prandaj ka patur edhe rezultate shumë të mira në këta vite. I shkruajta këta reshta për një koleg në shkollën Prenkë Jakova mbasi e kuptoj dhe e vlërësoj këtë lëndë shumë të rëndëishme për muzikantët e rinj! Duke i uruar Prpf. Dritanit suksese në mësimdhënie dhe gëzuar vitin e ri 2023 kam bashkëpunuar këtë vit me Dritanin, duke ndjekur me vëmendje metodat dhe teknikat moderne që përdorë Prof. Dritani për të edukuar muzikantët e rinj. Sa për lexuesin po e mbylli me disa reshta teorike për Teorinë e Muzikës. Teoria e muzikës është studimi i praktikave dhe mundësive të muzikës. Oxford Companion to Music përshkruan tre përdorime të ndërlidhura të termit “teori muzikore”. E para janë “njohuritë fillestare”, që nevojiten për të kuptuar notat muzikore (Celësat, koha, dhe ritmi); e dyta është të mësosh pikëpamjet e studiuesve për muzikën që nga lashtësia e deri më sot; e treta është një nëntemë e muzikologjisë që “kërkon të përcaktojë proceset dhe parimet e përgjithshme në muzikë”. Post-Scriptum Muzika është arti i shprehjes së ndjenjave dhe mendimeve me anë të tingujve. Muzika është arti i shprehjes së ndjenjave dhe mendimeve me anë të tingujve. Elementet kryesore të muzikës janë toni (ku përfshihet: melodia dhe harmonia), ritmi (bashkë me konceptet e afërta që janë tempo, metri dhe artikulimi), dinamika, si dhe kualiteti zënor. Muzika teoria e muzikës dhe kontributi i shumë mësuesve të lëndës! Por jo vetem kaq muzika, eshte e vetmja gje ne kete planet qe nuk te lendon. Bota do ishte gabim pa muziken. Ajo eshte kuruesja e plageve, kthim i memorieve te bukura dhe te trishtuara.
Nuk flas dot me shume per muziken pasi ta degjosh ate me zemer dhe ta lexosh eshte komplet gje tjeter. Muzika eshte nje gjuhe e folur e shume fuqishme. Eshte raporti tonal i jetes emocionale.Mund te shpie ne entuziazem, ne emocione dhe ne lehtesim. Ka forcen te mposhti akthin , te krijoi nje shpirt te pafajshemose te mbledhi ndjenjat qe na fundosin dhe t’i hedhi ne nje lume dhe te zhduken pergjithmone. Me fjale te tjera muzika eshte terapi per mua , te ajo gjej paqe dhe perhumbem ne nje bote pa trishtim , ankth e stres. Shprehje ne lidhje me muziken ! Muzika eshte arratisja ime, heshtja e botes dhe shqtesimi im. Muzika eshte jeta dhe teksti historia. Muzika eshte se si ndjenjat tingullojne. Muzika te con ne vendet qe enderron.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu