Konservatorizmi i pretenduar!

0

Shkruan Zef Ndreka

Pasi e ka mjelur mirë e mirë Shqipërinë duke prekur në paratë publike dhe pronat e saj për shumë vite, Berisha më në fund vendosi të na shfaqet herë si predendent i konservatorizmit, herë si revolucionar komunist!
Po kërkon me çdo çmim rrugët e shpëtimit nga gjendja mjerane ku ndodhet. Joshjet që ju bën deputetëve apolitik që ju ofruan Foltorës së tij dhe tani së fundi, tregon qartë se me PD-në, Berisha ka bërë cfar ka dashur e si ka dashur.
Prej me shumë se 30 vite, ai ka shpërdoruar besimin popullor dhe ndërkombëtar duke e çakorduar programin e PD-së për luftën kundër komunizmit, rikthimin e pronën dhe për liri-demokraci.
PD-ja, ndër vite e hidhte herë majtas, herë djathtas, herë e ka shuar pothuaj plotësisht. Tani se fundi, pas shpalljes non grat-a, e ka hedhur në greminë.
Shkurt, PD-ja është përdor nga Berisha si ndërmarrja e vet private.
Pas shpalljes non grata nga SHBA-të dhe Britania e Madhe, vendosi ta bëjë foltorën Konservatorët sovraniste!
Pasi nuk i eci, asnjë nga premtimet e tij me të cilët mashtroi disa demokratë të zhgënjyer për 1001 arësye, Berisha vendosi ti rikthehet revolucionit!
Revolucionit e tij e nisi me kacafytjet politike brënda llojit që e futi PD-në në një krizë pa zgjidhje.
Lufta revolucionare e tij, sigurisht “e djeg” njerëz palë të demokratëve.
Amerikanët e kanë bërë përzgjedhjen, e kanë djegur një herë e përgjithmonë Berishën dhe foltorën e cila është vetëfutur në incenerator, si mbetje e PD-së.
Keqardhja vjen për demokratët e thjeshtë që kurrë nuk përfituan as u punësuan siç ju premtua, por vazhdojnë të mashtrohen per ringjallje të kufomës politike duke u manipuluar lehtësisht nga mediat e pushtuara nga oligarkët e trëkëndëshit të Bermudës shqiptare.
Berisha bashkë me Metën dhe Ramën, gjithë luftën politike e kanë fokusuar në shkatërrimin e asetit më të rëndësishëm të politikës, që është politika.
Më në fund, shqiptarët dhe demokratët po bindën se Berisha konservatoro-sovranisto-revolucionari ka qënë dhe është thjeshtë një pritën tribal.
Me sjelljet dhe qëndrimet e tij, zhvillimet brënda kampit të PD-së, kanë arritur deri në atë pikë sa nuk shihet drita e marrëveshjes, e paqes, e bashkëpunimit.
Boshti i opozitarizmit ka pësuar një frakturë të rëndë.
Duhet shumë kohë, urtësi, largpamësi e program i qartë për ta rikuperuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu