Kompania e afërt me Fadil Nurën për 8 muaj i fiton mbi 2 milion euro tendera në Skenderaj

0

Kompania “lidere” për fitmin e tenderëve në Komunën e Skenderajt është “Haxha Kom”, shkruan portali rajoni.org.

Kjo kompani herë vetëm e herë ‘sebashku’ me OE ka përfituar pothuajse të gjithë tenderët që “vetë ka dashur”, e si duket afërsia e tyre me Fadil Nurën dhe pushtetin është “avantazh” ndaj kompanive tjera.

Përveç kryetarit, kjo kompani besohet të ketë lidhje edhe me zyrtarët tjerë të Skenderajt, që tani vazhdojnë të kenë pozita të rëndësishme në Skenderaj [nënkryetarin].

Këto jane kontratat të cilat kjo kompani i ka fituar sebashku me OE, të dhëna deri tani nga Komuna;

  1. Punimi i rrjetit të Ujësjellësit në BL-Qirez në vlerë prej 1,616,230€
  2. Asfaltimi i rrugës në lagjen 3 – Prekaz në vlerë prej 270,860€
  3. Asfaltimi i rrugës Runik te Kisha – në vlerë prej 114,447€
  4. Asfaltimi i rrugës Skenderaj – Vushtrri (fshati Krasmirovc) – në vlerë prej 162,473€

Se komuna e Fadil Nurës nuk është e njejt për ‘dosta’ e dëshmon edhe tenderi i fundit i dhënë për kontrollin teknik të automjeteve ku për dallim prej kompanisë se lartë-permendur e cila merrë e përfiton tendera në vlerë mbi 2 milion euro – kompania tjetër e afërt me PDK’në dhe financuese e kësaj partie, “Alfa Trade” ka fituar vetëm një tender me vlere rreth 1,500€.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu