Komisioni i Jashtem i Parlamenti Europian kërkon ndryshimin e Ligjit Zgjedhor sipas Rekomandimeve të OSBE/ODHIR!

0

Shkruan Zef Bushati

OSBE/ODIHR në Shqipëri: 35 vite Prezencë dhe ndikim negativ në Proceset Zgjedhore.

Prej më shumë se 35 vitesh pranë Shqipërisë, OSBE/ODIHR ka dështuar të nxisë një Reformë Zgjedhore sipas standardeve të vendeve Anëtare të Bashkimit Europian. Në vend që të garantonte një proces të drejtë, gjithëpërfshirës dhe Kushtetues, kjo organizatë ka mbajtur vazhdimisht anën e “Partisë në Pushtet”, herë anën e Partisë Demokratike, herë anën e Partisë Socialiste, duke legjitimuar një sistem që bie ndesh me frymën dhe germën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e cila kerkon “Barazi Zgjedhore” midis Partive pjesmarrëse ne Zgjedhje.
Rekomandimet e OSBE/ODIHR shpesh kanë qenë të paqarta, të përgjithshme, ose të neglizhuara nga mazhorancat politike, e shoqëruar me një heshtje të pajustifikueshme nga vetë organizata, duke krijuar një alibi për manipulime të ligjshme, por jo legjitime.
Në një vend që aspiron Integrimin Europian, është e papranueshme që Reforma Zgjedhore të diktohet nga interesa afatshkurtra politike dhe të mos mbështetet fuqishëm në parimet e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale. Heshtja ose njëanshmëria e OSBE/ODIHR në këtë proces nuk është më thjesht neglizhencë – është bashkëfajësi. OSBE/ODHIR në Tiranë e ka humbur besimin se ajo, mund të udhëheqë Reformën e Ndryshimit te Ligjit Zgjedhor në Shqipëri. Reformën mund ta udheheqë Gjykata Kushtetuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu