Kolegji Zgjedhor “vulos” sherrin Adriatik Lapaj-Endri Shabani, mandati i vetëm mbetet te Ana Dajko

0

Ditën e sotme Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS, i cili ia la mandatin e vetëm të Nismës Shqipëria Bëhet së parës në listë, Ana Dajkos.

Adriatik Lapaj ndryshoi kërkesën që kishte depozituar për të marrë mandatin, duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së, që ia dha mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli.

Por sot Kolegji Zgjedhor ka vulosur që mandati do t’i mbetet Ana Dajkos.

Sipas marrëveshjes së arritur më herët mes dy partive që përbëjnë koalicionin, “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”, kandidatët e listës së mbyllur kishin firmosur paraprakisht dorëheqje nga mandati, për të hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur. Në këtë skenar, mandati do t’i kalonte Adriatik Lapajt si kandidati më i votuar.

Por situata u tensionua kur Zeqir Kordhoni, i afërmi i drejtuesit tjetër të koalicionit Endri Shabani, paraqiti kërkesë për të marrë mandatin. Sipas Shabanit dhe Kordhonit, kjo kërkesë bazohej në një deklaratë të mëhershme të Lapajt, i cili, sipas tyre, kishte premtuar se do të hiqte dorë nga mandati nëse koalicioni do të siguronte vetëm një vend në Kuvend.

Por, kush është Ana Dajko?

60-vjeçarja Ana Dajko është nëna e anëtarit të kryesisë së “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Vasil Dajko si dhe rezulton të jetë edhe kushërira e Lapajt. Ajo ka kryer arsimin e mesëm, ndërkohë që është e vetëpunësuar.

Burime për mediat thonë se në rast se Shabani dhe Lapaj nuk gjejnë një rrugëzgjidhje mes tyre atëhere zonja Dajko do të pranojë mandatin, me qëllim që ai mos t’i kalojë partneres së Endri Shabanit, Livia Stavri e cila është e dyta në listë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu