‘Kolegët e SPAK-ut nuk e lejojnë Veliajn të dalë jashtë vendit nga frika mos spiunon Ramën’

0

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale deklaratën e kryebashkiakut Erion Veliaj kur trajton prokurorët e SPAK-ut dhe oficerët e BKH-së si kolegë.

Krahas kësaj video kreu i PD-së shkruan se kolegët e SPAK-ut me urdhër të kryeministrit Edi Rama nuk e lejojnë Veliajn të dalë jashtë vendit.

Sipas Berishës motivi është se Veliaj e spiunon Ramën me keq se Arben Ahmetaj, duke iu referuar investigimit të mediave italiane.

“Kolegët e SPAK-ut me urdhër të Ramës nuk e lejojnë të dalë jashtë vendi. Motivi, spiunon Ramën me keq se Arben Ahmetaj!”, shkruan Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu