Kloni i Ramës dhe profili i Erion Veliajt

0

Shkruan Zef Ndreka

Situata aktuale e Erion Veliajt dhe rrethanat që lidhen me karrierën e tij politike, bazuar në zhvillimet më të fundit në Tiranë dhe skenën kombëtare, sigurisht shtrojnë pyetjen:
A ka mbaruar profili politik i Veliajt?
Përgjigja nuk është krejt e thjeshtë.
Mund të themi se jo domosdoshmërisht ka mbaruar, por ai po kalon periudhën e tij më të vështirë që nga hyrja në politikë.
Pas disa mandateve në krye të Bashkisë së Tiranës dhe debateve të shumta mbi projektet urbanistike, aferat e tenderave dhe raportet me bizneset e ndërtimit, kapitali i tij politik është ndjeshëm i konsumuar, për të mos thënë zero.
Rruga brenda PS-së, ku ende dukej se mbante një bazë të fortë mbështetëse në strukturat lokale, ndikimi i tij i mëtejshëm varet nga dëshira e Edi Ramës për ta mbajtur afër ose për ta lënë në rënje të plotë.
Ndërsa në opinonin mbarë, jashtë PS-së, Veliaj shikohet si karta e djegurve radhës i cili nuk arriti asnjëherë të krijojë një identitet politik të pavarur.
Rrugëtimi i tij politik ka qënë i mbushur me gabimet fatale, ku më kryesori mbetet mbivendosja me Ramën.
Veliaj shpesh herë ka vepruar si klon i kryeministrit, duke mos krijuar dot një profil të veçantë, e më së shumti, kjo gjë e bëri lehtësisht të zëvendësueshëm.
Veç të tjerash, Veliaj ka shfaqur një komunikim arrogant. Ai ka përdorur një gjuhe sfiduese me kritikët dhe shoqërinë civile e ka izoluar nga segmentet që dikur e kanë panë si reformator.
Në punën e tij shumë projekte të mëdha ndërtimi, prishje banesash dhe konflikte me banorët psh. Astiri, Kombinati etj, kanë lënë gjurmë negative për të.
Veliaj ka qënë autori i menaxhimit të aferave. Pikërisht për këto, hetimet për tendera apo afera me kompanitë e ndërtimit, edhe pa dënime konkrete deri më tani, kanë zbehur imazhin e tij si reformator.
Pyetja tjetër që lidhet me Veliaj:
A u shfaq në publik si pasues i Ramës?
Sigurisht, në shumë momente. Ai zbatoi një
strategjia mediatike, ku dominonte ekranet për vite me radhë me një ritëm komunikimi të ngjashëm me Kryeministrin Rama, duke u pozicionuar kinse si pasues i natyrshëm.
Megjithë kundërshtitë, për shumë kohë Rama i lejoi hapësirë, kur mund ta ndalonte. Por enkas, kryeministri e përdori shpesh për të testuar ide apo për të mbuluar boshllëqe politike, gjë që krijoi perceptimin se Veliaj ishte në stacionin e trenit drejt Kryeministrisë.
Kështu, për Veliaj-n ndodhi efekti bumerang. Strategjia e tij e ekspozoi ndaj lodhjes publike dhe zemërimit të kundërshtarëve brenda PS-së.
Për të gjitha këto, si dhe lojës brenda PS-së, Veliaj u tradhtua edhe nga bashkëpunëtorët e ngushtë të tij.
Kur Rama filloi të lëviz gurët, shumë figura zgjodhen të mos digjen bashkërisht me një lider lokal. Disa ish-bashkëpunëtorë janë përballur me hetime dhe kanë zgjedhur të mbrojnë veten, jo shefin. Të gjithë kanë bërë kalkulime personale siç ndodh gjithnjë me politikanët shqiptarë ku shpesh rreshtohen aty ku shohin garanci të reja për karrierë.
Fati i tyre i mëtejshëm mbetët sërish në duart e Ramës i cili konsolidoi pushtetin. Ndaj shumë prej tyre do të rishfaqen në struktura qeveritare ose në administratë, duke treguar se “tradhëtia” ishte thjesht pragmatizëm.
Karriera e Veliajt mbase nuk ka marrë fund përfundimisht, por ndodhet në një pikë kthese. Megjithse është shumë vonë për të, të distancohet nga hijet e Ramës, apo më tej të ofrojë ide të reja dhe të rindërtojë besimin te publiku dhe bashkëpunëtorët.
Kështu Veliaj zgjodhi të mbetet një figurë e pafuqishme vetëm në kujtesën e periudhës 2015–2023

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu