Shkruan Qamil Gjyrezi
Në këta 30 vite dhe sidomos, mbas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, Rilindjes, Ilir Metës president dhe shpalljes së Sali Berishës Non-grata dhe mbas 1 Shtatorit 2021, media e paguar ka luajtuar një rrol të madh në disinformimin e publikut shqiptarë në favor të bosëve të tyre. Kjo media er paguar nuk flet për korrupsionin galopant, largimin e të rinjve në masë dhe kanabizimin e ekonomisë shqiptare por transmeton ditë për ditë dhe natë në 24 orë edhe në natën e vitit të ri bosët e tyre. Me të vërtetë media e pavarur në vendet demokratike duhet të ironizojë me të gjitha mjetet klasën politike, por nuk ka rë drejtë të denigrojë imazhin e asnjeriu dhe sidomos të figurave, politikanëve në pozitë dhe opozitë. Në natën e vitit të ri drejtuesi i këtij emisioni, mik i djalit të Berishës ironizon me foto ish-kryetarin e opozitës dhe përpiqet nëpërmjet sarkazmës të përmirësojë imazhin e ish-kryeministrit për ngjarjen e fundit me datë 6 Dhjetorë!? Drejtuesit e TV Klan kujtojnë mirë kur Berisha i burgosi në 1997 dhe pastaj i bëri milioner me metodën njëherë burg, pastaj milioner.
Mbas vitit 2005 publiku dhe punjonjësit e TV publik kujtojë shumë mirë se si shrytëzohej arkiva i këtij TV për pasuruar arkivën e Klanit! Publiku dhe TV publik kujtojnë shumë mirë përdorimin që i bënte Berisha dhe Topalli ekranit të Klanit dhe TV Publik duke e kthyer në shërbim të tyre. Mbas vitit 2013 Klani u vu në shërbim të Rilindjes dhe të Berishës, në darkën e fundit duke mbështetur qeverinë dhe klanin e Berishës. Përsëri sot në 2022 emisionet e këtij TV denigrojnë dhe tentojnë të përmirësojnë imazhet e Bosëve të tyre, sic ngjau natën e vitit të ri! I vetmi politikan në 32 vite që nuk iu dha asnjë premtim dhe koncesion medias së shitur të Trekëndëshit të Bermudës kur ishte kryetarë PD-je, ishte Lulzim Basha! Prandaj 2023 duhet të kthehet në vitin e fundit të medias së Trekëndëshit të Bermudës! Media e Trekëndëshit të Bermudës
1. Nuk pasqyron realitetin e shoqërisë shqiptare, varfërinë, anarkinë shoqërore, largimin e të rinjve, skandalet e qeverisë dhe politikes se vjeter! 2, Nuk pasqyron problematikat e elektoratit gri të shoqërisë, të pa angazhuarve në partitë politike dhe organizatat jo-qeveritare, shtresës së mësme dhe intelektualëve. 3. Nuk pasqyron arritjet e sistemit të drejtësisë, por ironizon SPAKUN!? 3. Media e Trekëndëshit të Bermudës sulmom ose denigron të gjithë kur i prishen interesat e vehta, Rezortet në breg të detit. Roli i mediave për një vend drejt integrimit në BE, duhet të jetë e pavarur dhe në shërbim të komunitetit, integrimit në BE dhe mbështetjes pakufi të SHBA-ve, për reformat historike, integrimit të Kosovës dhe mbrojtes së integritetit të saj!






