Kjo ishte loja

0
Shkruan Veronikë Shkreli Pepushaj
Tashti e dalur hapur politika në popull, që këtyre nuk ju intereson, siç del në pah dhe që nuk ju ka interesuar kurrë, që se luan topi. Duke parë ditë më parë që lëmuan veten me “fshikullim” monetare, o Zot me qa e me qeshë… cfarë po thoni se duhet menduar per këtë metodë vrasëse, te pasjes ikonë të vetvetes tyre te paturpe e faqezezë, duke dyfishyar rrogat në mënyrë fluturuese.
Unë kështu e mendoj, pasi ne këtë gjendje që bëhet jeta në ketë vend, të ndodhin këto gjëra duke bërë rrogat e tyre dyfish, është jashtë normës të kenë mend te kresë në rregull.
Simethënë bashkëpunim i leverdisshëm, pasi nuk realizoi amnistinë fiskale, bëhet kjo tjetra qe të plasë sytë e ballit e të thotë, që mos shpifni më, se gjithcka bëjmë e bëjmë me rroga tona, sepse kjo e këtijë lloji e mbulon atë bregun e sajuar që dhe pse mbuluar me fjalosjet mekanike, shifet grumbulli i bërë për qefit duke bashkëvepruar të gjithë bashkë, ne mënyra e sajesa djallëzore.
Më e pakta, kështu ngjanë me gjënë.
Këta luajnë me gjithcka gjendet e ku ndodhet, ligjet i kthejnë në interesin e tyre qe të jenë të larë e të shpërlarë e mundësishte edhe të tharë.
Çdo proçes i kryer ku nuk çalon asgjë më tepër, përvecse vijueshmëria komode e antipopull.
Por për gjithçka u tha e u bë ne këtë sofër të shtruar me rregull, disiplinë dhe pjesmarrjen e përfshirë sëbashku, nuk del më shumë e as më pak, por kjo ishte loja.
Dhe loja vazhdon…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu