“Kjo frymë opozitare do të dalë në zgjedhje?”, Ola Xama: Asnjë media opozitare nuk e dha lajmin e djalit të Samir Manes

0

Gazetarja Ola Xama kritikoi opozitën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV dhe mediat pranë saj, që nuk e kanë dhënë lajmin e ndalimit të djalit të biznesmenit Samir Mane nga policia. Ndërkohë nuk kanë pasqyruar as ngjarjen tragjike me policin që u hodh nga lartësia, Azbi Spahiu, i njëjti që ndaloi djalin e Manes.

“Shteti nuk duhet të ketë kompromise i pari sepse paguhet me paratë e taksapaguesve. Media që merr reklama e ka të vështirë të publikojë, por mua më bën përshtypje dhe pyetja shtrohet po media opozitare çfarë bën, ato portale që bëjnë çdo gjë që ndodh në Shqipëri? Kjo frymë opozitare do të dalë në zgjedhje? Nëse ka qoftë edhe një për qind të vërtetë që dikush ka çuar dikë për vetëvrasje që është një punonjës i shtetit është indiferente nga mediat e opozitës. Ndërkohë çfarë ndodhi me rastin e Xhisielës me fisin Rraja? Nuk ngeli media, portal, deputet i opozitës pa folur për këtë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu