Instalimi i një turbine ajri gjigante në det me një kapacitet të instaluar prej 16 megavatësh ka filluar në provincën Fujian të Kinës Juglindore dhe pritet të përfundojë brenda disa ditësh.
Boshti i turbinës ka një lartësi 152 metra, baras me lartësinë e një ndërtese 50-katëshe dhe 34 metra më i lartë se i turbinave të zakonshme të erës në det me kapacitet 10 MW.
Turbina e erës, e pajisur me helika 123 metra të gjata, mund të mbulojë një zonë prej rreth 50 000 metrash katrorë, ose sa shtatë fusha futbolli standarde.
Kur funksionon me fuqi normale, turbina prodhon 34.2 kilovatorë energji elektrike për çdo rrotullim, sa nevojat e një familjeje prej tre anëtarësh për një javë. Turbina mund të prodhojë mbi 66 milionë kilovatorë elektricitet të pastër në vit, duke përmbushur nevojat vjetore për energji elektrike të 36 000 familjeve.
Sistemi i prodhimit të energjisë elektrike, që e kthen energjinë e erës në elektricitet, është një nga pjesët kryesore të turbinave detare të erës.
Gjeneratori i turbinës, i prodhuar në mënyrë të pavarur nga Kina, ka arritur një ulje të peshës në rreth 20 tonë, duke shënuar një përparim teknologjik në zvogëlimin e përmasave të gjeneratorëve me kapacitet të madh.
Kushineta e saj e madhe dhe helikat ultra të gjata e të lehta janë prodhuar gjithashtu në vend.